×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ndodh në Francë/ Sorrat punësohen si pastruese

Hënë, 13 August 2018 09:38

Një park argëtimi në Francë ka trajnuar gjashtë sorra që të mbledhin bishtat e cigareve dhe mbeturina të tjera që hidhen nga vizitorët, në këmbim të ushqimit. Christophe Gaborit, përgjegjës për shpendët në parkun Puy de Fou në Francën perëndimore, ka trajnuar gjashtë sorra për të mbledhur mbeturinat duke u ofruar atyre ushqim.

“Sorrat janë veshur gabimisht me një lloj malinjiteti, por këta zogj do të vihen në mbrojtje të natyrës dhe do të korrigjojnë imazhin e tyre”, ka thënë ai.

Sorrat do të përfitojnë ushqimin e tyre të preferuar sa herë që ata depozitojnë një mbeturinë në koshin përkatës. Ndërsa fraza tru zog është përdorur prej kohësh si një term pezhorativ për të fyer inteligjencën e dikujt, sorrat konsiderohen veçanërisht të zgjuara. Kërkimet kanë treguar se sorrat mund të adaptohen dhe të vihen në shërbim në këmbim të ushqimit.

Gaborit thotë ndërkohë se zogjtë e tij, janë përpjekur edhe ta mashtrojnë duke mbledhur shkopinj në vend të mbeturinave. Sidoqoftë, ato do të marrin përsipër detyrën e re të pastrimit, në ditët që do të vijnë.

Modifikuar më Hënë, 13 August 2018 09:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...