Jeta e çmendur e CR7 në Torino. Vila, avioni, makinat, orat (Fotogaleri)

E mërkurë, 21 November 2018 21:25

Kalimi tek Juventus ka kushtuar 100 milion euro, më e shtrenjta në historinë e serisë A. Cristiano Ronaldo është lojtari më i paguar në botë dhe jeta në Torino së bashku me familjen e tij i jep mundësinë atij të bëjë një jetë prej sheiku.

E përjavshmja Chi ka bërë disa llogari për xhepat e futbollistit nga jet-i prej 31 milion euro, tek ora me 420 diamante dhe shishja e verës prej 20 mijë euro, për të festuar ditëlindjen e fëmijëve. Rrogat nga ekipi bardhë e zi, përveç të ardhurave publicitare, sjellin në buxhetin vjetor rreth 100 milion euro, që Cristian i shijon së bashku me të dashurën e tij Georgina dhe katër fëmijët.

Në vilën e Torinos ku jeton atij nuk i mungon asgjë, ka një kopsht të madh, palestër me sauna dhe gjithçka që i nevojitet. Për një udhëtim me avion ai merr një jet privat, që kushton 31 milion euro, luksoz dhe me të gjitha komoditetet e nevojshme. Për të mos folur për firmat për të cilat ai vdes, duke mos kursyer asnjëherë.

Futbollisti i famshëm, adhuron orat dhe koleksioni i tij arrin në 2 milion euro. Dhe për të festuar ai zgjedh shishe vere me katër zero. Thonë që shpejt do të martohet në Itali me të dashurën e tij Georgina dhe të gjithë presin një dasmë përrallore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...