Kaq thjesht mund ta kuptoni nëse partneri po ju tradhton

Tuesday, 14 August 2018 17:15

Ta zbuloni se a po ju tradhton partneri asnjëherë nuk është detyrë e lehtë – por shumica e njerëzve më parë do ta kuptonin të vërtetën sesa të qëndronin në heshtje.

Për ta kapur në flagrancë partnerin tradhtar apo për t’i konfirmuar dyshimet, njerëzit iu drejtohen ekspertëve; hetuesve privatë, të cilët e nxjerrin jetesën duke i zbuluar të fshehtat e lidhjeve dhe aferat e turpshme, transmeton Telegrafi.

Aty ku frymon ajri i pastër, e je afër qendrës – Dukagjini Apartments, zgjidhje për tërë jetën

Si gjuetarë të tradhtarëve, hetuesit privatë i dinë të gjitha shenjat se dikush është duke fshehur diçka – apo duke e fshehur dikë.

Tom Martin, hetues privat, duke folur për ‘The Independent’ ka treguar se janë disa shenja të qarta që tregojnë se dikush është duke tradhtuar, dhe të gjithë tradhtarët i kanë shenjat e njëjta.

Dhe ndonëse shenjat mund të jenë shumë të qarta, ai thotë se vetëm një apo dy shenja nuk janë arsye për t’u brengosur. Sidoqoftë, nëse i vëreni katër shenja apo më shumë, atëherë jeni në telashe.

Shenjat më të qarta dhe më të zakonshme të një partneri tradhtar, siç thotë ai, janë oraret më të gjata në punë, udhëtimet për biznes, rrallimi i seksit apo mbrojtja.

Edhe fillimi i palestrës apo gardëroba e re mund të jenë shenja se partneri është duke punuar për ta përmirësuar veten – me mendje te dikush tjetër.

Martin thotë se lista e mëposhtme është e mbushur me shenjat që tregojnë se partneri po ju tradhton, por thotë se duhet t’i ketë më shumë se katër shenja të tilla për të filluar ju të brengoseni:

  1. 1. I ka ndryshuar shprehitë
  2. 2. Del nga shtëpia herët dhe kthehet vonë
  3. 3. Udhëton më shpesh
  4. 4. Mungon në ngjarje familjare apo pushime të ndryshme
  5. 5. Vazhdimisht nuk gjen kohë
  6. 6. Shpenzon në mënyrë të pashpjegueshme
  7. 7. Ka llogari të fshehta (Instagram, e-mail, Facebook, etj.)
  8. 8. Mban aromën e dikujt tjetër
  9. 9. Blen dhurata që nuk i shihni më
  10. 10. Regjistrohet në palestër
  11. 11. Thirrje të humbura nga numra të panjohur
  12. 12. Bëni më pak seks
  13. 13. Gënjeshtra të qarta
  14. 14. I urren vizitat befasuese. 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...