Lajmi sensacional për të gjithë, shkenca gjen zgjidhjen kundër plakjes

E mërkurë, 15 August 2018 13:32

Një nga arsyet pse plakemi është plakja e qelizave, praktikisht qeliza që ndalojnë procesin e ndarjes. “Ndërsa trupi njerëzor plaket, ai akumulon qeliza të vjetra, që nuk funksionojnë aq mirë sa të rejat”, thotë Lorna Harries, profesore në University of Exeter Medical School.

Ekipi i saj hulumtues ia ka dalë të krijojë komponime që e ulin numrin e këtyre qelizave me 50%. Studiuesit kanë ndjekur me vëmendje edhe faktorë si proteinat që luajnë një rol kyç në mënyrën si sillen disa gjene. Dy prej këtyre proteinave përcaktojnë se kur dhe si ndryshojnë qelizat tona ndërsa mosha avancon.

Ky zbulim mund të hapë rrugën për trajtime të reja për enët e gjakut që ngurtësohen, çka rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, si dhe degradimin qelizor. “Kemi menduar se sëmundjet që lidhen me moshën, si kanceri, demenca dhe diabeti, kishin secila një shkak unik, por në të vërtetë gjetjet na çojnë te një ose dy mekanizma të zakonshëm”, thotë drejtuesja e studimit.

Studiuesit përdorën komponimet AP39, AP 123 dhe RT01, të projektuara për të furnizuar me sulfide hidrogjeni mitokondritë e qelizave, çka garanton energjinë që i ndihmon ato të jetojnë dhe të vijojnë të jenë aktive duke u ndarë. Testet treguan një rënie me 40-50% të qelizave që ndalojnë procesin e riprodhimit përmes ndarjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...