Katër kafshët më helmuese në botë

E mërkurë, 15 August 2018 19:09

Në Australi jetojnë disa nga kafshët më të rrezikshme në botë, të cilat nëse bien në kontakt me njeriun mund të kenë pasoja vdekjeprurëse.

Science Insider përmes një video ka bërë të ditur se janë katër kafshë më helmuese në botë, të cilat ndodhen në këtë kontinent.

Aty merren parasysh fuqia e helmit, doza e hyrë në organizimin e njeriut dhe shpejtësia e distribuimit.
Në vendin e katërt ndodhet merimanga Atrax robustus. Helmi i saj është 60 herë më i fuqishëm se cianidi, dhe nëse ju kafshon mund të vdisni brenda dy orësh. Helmi sulmon sistemin nervor, i cili në fund shuhet.

Gjarpri i murrmë lindor është njëri prej 25 gjarpërinjve më të rrezikshëm në botë, helmi i të cilit është për madje tetë mijë herë më i fuqishëm se cianidi dhe mbyt njeriun brenda një orë. Edhe helmi i tij sulmon sistemin nervor.

Nëse mendoni se toka në Australi është e pasigurt, mund të harrosh frikën e peshkaqenëve. Megjithatë, gjithashtu mund të gjendet një "djall" toksik, oktapod blu, helmi i të cilit është një mijë herë më i fortë se cianidi.

Nga ky helm, një burrë mund të vdesë brenda 20 minutash. Bakteret në pështymën e saj krijojnë një neurotoksinë jashtëzakonisht të fuqishme që paralizon muskujt. Pasi që paraliza vjen në diafragmë dhe muskujt rreth brinjëve, ju keni vetëm disa minuta para se të vdisni.

Megjithatë, një nga kafshët detare në Australi është vrasësi i fundit, helmi i të cilit është më i shpejti dhe më efektiv kur është fjala për viktimat e saj.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturën bleta e detit, helmi i së cilës është dy mijë herë më i fortë se cianidi dhe ata që kanë prekur këtë krijesë kanë vdekur brenda 15 minutash.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...