×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Cili është simboli më i përdorur në flamujt kombëtarë?

Saturday, 03 November 2018 18:36

Yjet, emblemat, mburojat, dielli, hëna: këto janë disa nga simbolet që gjejmë më shpesh në flamujt kombëtarë. Por në çdo flamur ata kanë një kuptim të ndryshëm.

Simboli më i shikuar në flamujt kombëtarë është ai i yllit: I pranishëm në rreth një të tretën e flamujve të vendeve të njohura nga OKB (61 nga 198). Ndër të tjera, ai duket në flamujt e Shteteve të Bashkuara, Kubës, Kinës, Turqisë, Kilit, Venezuelës, Izraelit, Marokut, Kamerunit, Australisë dhe Bashkimit Europian. Megjithatë jo të gjithë yjet janë njësoj. Në shtete të ndryshme ka yje të ndryshme. 50 yjet në flamurin e SHBA përfaqësojnë secilin nga shtetet që e përbëjnë atë, ata në flamurin kinez simbolizojnë katër klasat shoqërore në vend dhe ylli më i madh, simbolizon Partinë Komuniste Kineze.

Vendi i dytë i simboleve më të përdorura është i zënë nga emblemat mbretërore, të cilat dalin në njëzet e shtatë flamuj, duke përfshirë dhe atë të Spanjës. Pastaj vijnë kryqet, të pranishëm në flamujt e tetëmbëdhjetë kombeve të tilla si Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Islanda, Greqia dhe Malta. Kryqi gjithashtu shfaqet në flamurin danez, i cili konsiderohet flamuri më i vjetër kombëtar. Vendin e katërt e zë simboli i diellit, që shfaqet në gjashtëmbëdhjetë flamuj, si për shembull në Japoni dhe Argjentinë. Nga ana tjetër simboli i Hënës gjendet në emblemat e katërmbëdhjetë vendeve, zakonisht atyre myslimane: Turqi, Algjeri, Libi, Pakistani dhe Tunizi, ndër të tjera.

Për sa i përket ngjyrave më e përdorura është ngjyra e kuqe, e cila përfaqëson fuqinë ose gjakun e të rënit siç është edhe në rastin e flamurit të vendit tonë. Ngjyra e kaltër simbolizon qiellin dhe të detin; e  bardha është një shenjë e paqes dhe pastërtisë; Ngjyra e gjelbër përfaqëson imazhin e Tokës dhe  Islamit dhe e verdha përfaqëson metaforën e diellit ose arit.

Ka edhe flamuj shumë të ngjashëm me njëri – tjetrin, por që kanë origjina dhe histori të ndryshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...