×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Meshkujt tregojnë 13 shenjat që japin ata kur bien në dashuri

E mërkurë, 07 November 2018 13:57

Nuk është sekret që meshkujt i shprehin ndjenjat e tyre ndryshe nga femrat. Nëse një grua e shpreh me sy ose me një ndryshim pamjeje faktin se ka rënë në dashuri, për meshkujt është ndryshe.

Bright Side tregon plot 13 shenja që meshkujt japin kur bien në dashuri:

Ai të dëgjon me vëmendje

Sa shpesh i keni treguar partnerit/partneres të njëjtën histori mbi 10 herë? Vazhdimisht. Një partner që ju do, do t’ju dëgjojë më vëmendje edhe kur ju tregoni atë historinë e mërzitshme që e keni thënë me miliona herë…

Ai pranon gabimet

Një burrë që ju do i pranon gabimet edhe pse është një torturë për të. Ai e trajton gruan e tij me respekt dhe nuk bën asnjëherë premtime boshe.

Është gati për të rregulluar çdo gjë

Mashkulli që ju do bën çdo gjë për t’ua treguar. Ai mund të bëhet hidraulik, elektricist, çdo lloj pune mund të bëjë për ju në shtëpinë tuaj kur keni nevojë, vetëm për të të treguar sa i aftë është dhe sa i përkushtuar është ndaj teje.

Nuk është kundër takimit me familjen tuaj

Të takojë familjen dhe kushërinjtë tuaj është një shqetësim me vere. Mirëpo, nëse ai tregohet i gatshëm të takojë familjen tuaj edhe pse babai juaj mund të jetë ushtarak dhe vëllai juaj është një njeri strikt, kjo gjë është për t’u duartrokitur.

Kërkon mendimin tuaj për rrobat

Meshkujt duan gjithashtu të duken bukur. Ndoshta ai ka vetë një shije të hollë për veshjet, mirëpo nëse kërkon një mendim nga ju për rrobat, kjo do të thotë se ai dëshiron që ju të mrekulloheni me zgjedhjen e tij.

Ai pëlqen të bëjë gjëra të ndryshme me ty

Monotonia është pjesë e jetës. Nëse një mashkull vjen me ju në bankë, për të bërë blere, kjo nuk do të thotë se ai është i interesuar për këto aktivitete. Ai thjesht dëshiron të kalojë sa më shumë kohë me ju. A është mrekulli?

Ai gatuan që t’ju bëjë të lumtur

Nëse një mashkull gatuan për ju, është dashuri. Meshkujt që e lënë zonë e tyre të rehatisë për t’ju gatuar, prandaj merreni si një shenjë dashurie.

Planifikon udhëtime dhe nuk harron datat

Meshkujt veprojnë spontanisht, ndërsa gratë planifikojnë çdo gjë. Mirëpo, meshkujt e dashuruar bëjnë surpriza për t’ju sjellë gëzim.

Ai mendon se je e bukur…gjithmonë

Edhe nëse flokët tuaja janë të pakrehura dhe keni rrathët e zinj poshtë syve një djalë i dashuruar nuk do t’i shohë. Ai ndihet mirë kur ju nuk keni më komplekse për pamjen tuaj të jashtme në prani të tij.

Ai është gati të sakrifikojë për ju

Nëse ai ndryshon planet e tij për t’ju bërë të lumtur, kjo do të thotë se ju jeni e rëndësishme për të.

Ai është krenar për arritjet e tua dhe mbështet edhe idetë e çmendura që keni

Nëse një mashkull gëzon arritjet tuaja, dijeni se ai ju do dhe ju vlerëson. Ai gjithmonë përpiqet të festojë për arritjet tuaja. Madje meshkujt jo vetëm gëzohen për arritjet tuaj, por ju mbështesin edhe nëse keni ndonjë ide të çmendur.

Lufton për dashurinë dhe shqetësohet për ju

Kur ju ndiheni keq, ai nuk e injoron këtë situatë. Ai përpiqet të të bëjë të lumtur, sepse ka frikë se mos ju humbet. Nuk ka rëndësi sa sfida të mëdha ju sjell jeta, një mashkull që ju do është gjithmonë pranë jush.

Ai nuk ka frikë të tregohet i dobët përpara jush

Është vërtet një sfidë që meshkujt të tregojnë dobësitë e tyre. Por nëse ai ju do vërtet, ai nuk ka turp që të qajë me ju teksa shikoni një film dramë. Gjithashtu, meshkujt e dashuruar e pranojnë se kanë frikë se mos ju humbasin. /Telegrafi/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...