Blogerja e bëri për “një lek”, Ermal Mamaqi bën reagimin e parritur dhe paralajmëron diçka

Saturday, 24 November 2018 09:45

I ftuari i parë i emisionit Provokacija nga gazetari Mustafa Nano ishte moderatori Ermal Mamaqi.

Një diskutim për këndvështrimet e Mamaqit mbi femrën në ekran dhe përplasjet me blogeren e famshme në emsionin “Xing me Ermalin”.

Fillimisht u diskutua për rolin e femrës në televizion dhe fenomenin e zhveshjes në ekran.

 

“Televizioni është një dritare që duhet të transmetojë jo vetëm kulturën konsevatore. Është një dyqan që duhet ti shesi të gjitha. Ndërmjet vajzës që çan dyert me talentin e vet dhe vajzës që çan me trupin e vet do të preferoja dy nga këto që çajne më talent dhe një nga kjo me trup të bukur. Është mëkat që të shkojë një vlerë kot. Sepse dhe ajo ka vlerën e vet.”

Mamaqi tregoi se gjithçka në televizion duhet të transmetohet sipas një orari të caktuar e ndarë në kategori të caktuara dhe nëse diçka e tillë është efektive në televizionet shqiptare.

“Jam kundër, sepse programet e të rriturve janë pas orës 11:00 të natës dhe ka një manual përdorimi të televizionit dhe të transmetimit. Është një protokoll i ditur dhe pa u shkruar. Unë kam parë dhe çudira të tipit që gjëra të papërshtatshme ndodhin në skenë, në orar të papërshtatshëm duke pasur dhe fëmijë brenda në studio. Kjo është e tmerrshme, sepse ti kur e shërben këtë produkti i tregon tjetrit që kjo është një gjë normale.”

Moderatori foli në Provokacija dhe për temën me të nxehtë të kohëve të fundit lidhur me dy të ftuarit në emisionin e tij “Xing me Ermalin” dhe shakanë e bërë me të dashurën e blogerit Nas. Mamaqi tregoi se në fillim mendoi se ajo po bënte shaka dhe se më vonë u ndje i rënë në kurth.

“Unë nuk e dija që kjo është një person që bën video apo ka një çështje të vetëm, por me sa pashë më vonë rrjetin e saj që nuk është i vogël dhe reagimin mendova që kjo ishte një formë kurthi që kjo më ngriti mua. Ose më saktë e shfrytëzoi mundësinë për të pasur një reagim që ishte goxha i planifikuar. Kam video të cilat do t’i transmetoj më vonë, sepse ne kemi xhiruar çdo gjë që ka ndodhur në studio. Në momentin e parë mendova se po bën shaka. Kjo vajzë ishte shumë e talentuar për të shfrytëzuar momentin. Pastaj filloi të qante sepse, unë tha përfaqësoj një person për mbrojtjen e femrave dhe unë duhet ta përdor këtë moment.”

Ai tregoi dhe për prapaskenat e të gjithë situatës.

“Ajo e kishte marrë vesh pyetjen, me sa mora vesh, dhe kishte thënë me bëj një pyetje tjetër. Mirëpo ky është emisioni im dhe këto i vendos unë. Padyshim që dyshoj tek lotët e saj. Unë po përgatis një video që do ta nxjerr këtë javë e cila shpjegon si shkoi ngjarja dhe pse të bësh humor në këtë nivel nuk është seksizëm. Ajo mu lut që ta transmetoja këtë video”. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...