Këshilla nga Navy SEAL: Si ta rrisni forcën mendore

E mërkurë, 19 December 2018 13:29

Me siguri se të gjithë pajtohemi kur themi se forca mendore është një nga aftësitë më të rëndësishme në jetë.

Në fakt, sipas instruktorit të Navy SEAL dhe ekspertit të arteve marciale, Mark Divine,f orca mendore është “më e rëndësishme sesa çdo aftësi tjetër fizike që mund ta posedoni”, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht kësaj, shumica prej nesh nuk dimë ta zhvillojmë këtë aftësi.

Por, mos u brengosni, sepse Divine thotë që forca mendore mund të përmirësohet me disa shprehi të thjeshta.

Përqendrohuni në veten së pari

Divine thotë se kjo është një nga trajtat më të rëndësishme që duhet zhvilluar. Ai rekomandon që t’i gjeni të paktën 10 minuta në ditë në mënyrë që të reflektoni në atë se kush jeni dhe çfarë dëshironi në jetë.

Shkrimi i ditarit është një mënyrë e qartësimit të mendjes dhe organizimit të mendimeve.

Gjejeni qëllimin tuaj

Është shumë e rëndësishme ta kuptoni se cili është qëllimi juaj në jetë, në mënyrë që t’i përshtatni veprat me vlerat që i keni.

Divine ju rekomandon t’ia bëni vetes këto pyetje për ta kuptuar qëllimin tuaj në jetë:

– Çfarë mendoni se duhet të bëni në jetën tuaj?

– Çfarë ndjeni se duhet të bëni me jetën tuaj?

– A ekziston ndonjë zë i vogël dyshimi brenda jush që thotë se jeni në rrugën e gabuar?

– A ekziston një zë i njëjtë që ju nxitë të ecni para dhe ju bind se jeni në rrugën e duhur?

– Për cilën gjë të VETME mendoni se jeni këtu? Në cilën gjë të VETME do të përqendroheshit nëse nuk do të kishit pasur pengesa para?

– Çfarë do të bënit ndryshe nëse do ta dinit se keni vetëm edhe një vit jetë?

Caktojeni rrugëtimin tuaj

Nëse dëshironi të keni performancë të lartë në çdo gjë që bëni, Divine thotë se është kruciale të bëheni vetvetja. Është shumë e rëndësishme të mos ndikoheni nga ajo se çfarë mendojnë tjerët për ju.

Shumica prej nesh ndjekim qëllime që na u caktohen nga tjerët. Mos lejoni që kjo të ndikojë edhe te ju.

Qëllimin tuaj mbështeteni me një stil të shëndetshëm të jetesës dhe mbështetni tjerët

Divine thotë se shumica e njerëzve janë në rrugën e gabuar, andaj edhe u mungon energjia për ta bërë një program fitnesi pjesë të përditshmërisë së tyre.

Por nëse e kuptoni veten dhe qëllimet që i keni në jetë, atëherë patjetër se do të keni energji për t’u kujdesur për trupin. /Telegrafi/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...