Vajza e Mbretëreshës vdiq me borxhe, nuk paguajti paratë e cigareve

Hënë, 24 December 2018 11:38

Vajza e katërt e Mbretëreshës Viktoria vdiq pa i paguar 15 monedha një tregtari cigaresh në Londër, sipas disa  dokumenteve të zbuluara.

Princesha Louise vdiq në vitin 1939, në moshën 91 vjeçare, me një faturë të papaguar të cigareve në R Lewis Limited, që ndodhej pranë Buckingham Palace dhe Pallatit të Shën Jakobit.

Arkivi Kombëtar në Kew publikoi detajet e pasurisë së princeshës Louise më parë këtë vit. Historianët u shprehën se  publikimi i dokumenteve të tilla personale është "shumë i pazakontë, pasi ato zakonisht vulosen.

Princesha, një artiste e njohur, ishte fëmija i gjashtë dhe vajza e katërt e Mbretëreshës Victoria dhe Princ Albert. Ajo ishte e njohur për mënyrën e saj të pazakontë të jetesës.

Pasuria e Princeshës Louise

Sipas dokumenteve, Princesha la 239.260 paund, 18 monedha dhe gjashtë pence (monedha me vlerë të vjetra, të tërhequra nga tregu në viti 1980), që sot do kishin një vlerë më shumë se 70 milionë paund.

Megjithatë, fatura prej 15 monedhash për cigare mbeti  e papaguar.

Biografja e Louise, Lucinda Hawksley tha se princesha ishte një duhanpirëse "e zjarrtë" por e mbajti të fshehtë nga nëna e saj, që e urrente këtë zakon.

Vetëm vëllai i saj, Edward VII, që u bë mbret në vitin 1901 lejohej të pinte cigare në dhomat e duhanit në pallatin mbretëror.

Princesha Louise ishte gjithashtu një artiste e talentuar.

Skulptura që i bëri Mbretëreshës Victoria ende qëndron në Kensington Palace dhe kishte miqësi me shumë artistë të mëdhenj të asaj kohe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...