Bes Kallaku tregon vështirësitë e të qënurit prind: Fle me kokën tek komodina e krevatit

E Enjte, 27 December 2018 20:52

Lajmi se këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku u bërë prindër për herë të parë bëri bujë në rrjetet sociale. Por çifti ka filluar të tregojë detaje rreth vajzës së tyre. Së fundmi Bes Kallaku i ftuar në Rudina në Tv Klan ka folur për vështirësitë e të qenit baba. Aktori tha se vajza fle në krevat me ta dhe se ai fle në cep të krevatit, me kokën tek komodina që ka pranë.

Biseda në studio:

Rudina Magjistari: Si do ta përkufizoje veten si baba? Është bërë vajza 5 muajshe tashmë…

Bes Kallaku: Muajt e parë për çdo çift janë ato muajt kur ti kërkon gjumë me qera ose për ta blerë, sidomos gjumë nate.

Rudina Magjistari: Ndodh që vajzën se vë dot në gjumë Xhensila dhe fle me ty?

Bes Kallaku: Ndodh që unë sapo e kam vënë në gjumë, vjen Xhensila dhe e zgjon duke e puthur. Pastaj thotë nuk ka gjë se tani ka orarin të pijë. Por ndodh edhe që vajza është në gjumë dhe unë nuk jam duke bërë asgjë, thjeshtë shkruaj në kompjuter dhe vajza zgjohet dhe Xhensila më kthehet: Të kam thënë 100 herë, pse i bën kto gjëra.

Erjon Isai: Kur u bë baba, muajin e parë më tha: Aq pa gjumë jam sa mund të fle në hekur tek paralele.

Bes Kallaku: Aq i lodhur isha. Vajza fle me ne dhe unë fle në cep të krevatit. Anash krevatit kam një komodinë dhe vetëm koka më rri në komodinë dhe këmbët më rrijnë si Nadir Murra. Fle drru.

Modifikuar më E Enjte, 27 December 2018 20:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...