Eli Fara pranon se dëshiron të bëhet sërish nënë, por ka një kusht

Saturday, 29 December 2018 21:32

Kënëgtarja e njohur e muzikës popullore Eli Fara ka treguar dëshirën e saj për të pasur më shumë se një fëmijë. Ajo ka një vajzë, Marina Farën e cila po ashtu është personazh i njohur për publikun.

Por e ftuar në “Thumb” Eli është shprehur se në fakt ajo ka dashur gjithnjë të ketë më shumë se një fëmijë, por e ka penguar fakti se për të zgjeruar familjen, të duhet në krah personi i duhur.

“Absolutisht po. Të paktën thoja më parë dua të kem 3 fëmijë. Nuk kam dashur kurrë që të kisha vetëm një. Ndoshta profesioni, koha kalon shpejt. Pastaj është edhe problemi tjetër që fëmijën duhet ta bësh me njeriun e duhur. Nuk është aq e lehtë të bësh një fëmijë. Ndoshta nuk më doli përballë ndonjë njeri i duhur që të bëja një tjetër fëmijë.”,- është shprehur këngëtarja duke shtuar se madje edhe tani do të donte të bëhej nënë nëse në krah do të kishte partnerin ideal.

Modifikuar më Saturday, 29 December 2018 21:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...