Kur për “Shullazin”, Rama s’ka  një “Arta Marku” për ambasadën amerikane

Hënë, 24 September 2018 19:03

Reagimi i ambasadës amerikane përmes Zërit të Amerikës(pra dyfish amerikane si për të treguar se ka ardhur shigjetë nga DASH) për situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për Çështjen Shullazi i jep një shpresë sistemit të drejtësisë.  “Populli shqiptar meriton një sistem drejtësie ku policia dhe prokurorët qëndrojnë së bashku kundër kriminelëve”, thuhet në deklaratë duke shtuar  “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.

Kushdo që ka një fije intuitë e kupton se çka bluhet tek çështja Shullazi është i njëjti skenar dhe e njëjta dorë që nxori të lirë Ermal Hoxhën e Fabrikës së Kokainës të Xibrakës. Pra, nga Fabrika e Xibrakës, tek hashashi, Tahiri dhe Shullazët nuk ka dallim, apo histori ndryshe, por këta janë thjesht nyjet e rrjetës së tjerrur nga Edi Rama. Lirimi i Ermali Hoxhës çoi tek shokët e burgosur të Edi Ramës sinjalin se kryeministri s’i ka braktisur e as tradhtuar. Për të mos thënë se  ky qe qëllimi i lirimit të nipit të diktatorit të kapur kallup në fuçinë e kokainës.

Pas një sërë disfatash të Edi Ramës në demaskimin dhe burgosjen me porosi të ndërkombëtarëve që ju bë aradhes kriminale të tij, tanimë prej tij ka filluar kundërsulmi. Kllapia e Edi Ramës në lirimin e “çunave” të tij ka emrin Arta Marku, e cila që me kontrabandimin e saj në Kryeprokurori, asaj nuk i dëgjohet asnjë fjalë për Shullazin.  Shkartisja që iu bëri prokurorëve për gjoja shkelje të ligjit dhe shpërdorim detyrë janë thjesht zhurmat e para të shkëputjes së prangave që po u bëhet kriminelëve të Ramës. Ndonëse çështja Shullazi e Tahirit dhe e të tjerëve duhet të ishte prioriteti numër 1 i një kryeprokurore të mbarsur nga reforma në drejtësi, Arta Marku tregon qëllimisht shpërfillje, madje distancim duke “shkishëruar” disa prokurorë.

Por, në Shqipëri ka dhe një drejtësi, që për shqiptarët është e përafërt me atë hyjnoren, dhe kjo është SHBA-ja. Reagimi i ambasadës amerikane është reagimi  i munguar i Arta Markut dhe po  i tregon kësaj qeverie se kriminelët e Shqipërisë janë kthyer në çështje amerikane. Është pikërisht ky juridiksioni që fal Zotit s’mund ta shkelë Rama duke veshur takat e Arta Markut.

Modifikuar më Tuesday, 25 September 2018 07:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...