(Ri)Dhunimi sistematik i Xhisielës!

Premte, 28 September 2018 17:00

Nga Minushe Lazaj

Prej dy ditësh studiot televizive dhe faqet mediatike janë mbushur me debate mbi dhunimin sistematik të një vajze jetime nga Nikla. Ajo është dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, është përdhunuar, i është djegur trupi me cigare dhe është kërcënuar me jetë në rast se hap gojën të ankohet. Debate e analiza nga më të ndryshmet mes të cilave mungoi diçka thelbësore. Trajtimi i fenomenit nga pikëpamja njerëzore. Mungon ende pas kaq ditësh një akt i mirëfillt, thelbësor dhe i plotë mbrojtjeje ndaj asaj vajze.

Bërja publike e rastit ogurzi “Xhisiela”, nxjerrë përsëri në pahë dimesionin e egër të dhunës në të gjitha format ndaj një vajze, femre, qënieje. Të gjithë e dimë se, si Xhisiela për fat të keq ka shumë, ndoshta dhjetra, qindra apo mijëra femra anë e mbanë vëndit, të cilat nuk gjejnë dot zgjidhje, ndihmë për rrjedhoj as shpëtim. Ato dhunohen sistematikisht e sikur mos të mjaftonte kjo u ngarkohet edhe faji po atyre për dhunën që vuajnë.

Risjellja në vëmendje publikisht e dhunës ndaj femrave është njëra anë e monedhës së këtij fenomeni makabër që ka ndodhur. Ana tjetër e monedhës që e bën edhe më të rëndë, alarmante e depresuese, është se shteti i rilindur merr në mbrojtje dhunuesin dhe jo viktimën. Akoma më keq dhunuesi është bir deputeti, e  medemek ligjvënësi!(?)

Xhisiela më sjell në kujtesë Aidën, shtatzënë që sistemi shëndetësor i rilindur e sorrollati në të gjitha portat e spitaleve duke mos i dhënë ndihmën e parë por duke e drejtuar atë drejtë vdekjes sëbashku me fetusin e saj. Kështu edhe Xhisiela e pambrojtur, e dhunuar, u end nga njëra portë komisariati në tjetrën, nga Tirana në Fushë Krujë për të kërkuar mbrojtje nga shteti duke harruar e gjora se shteti është vet njëra dorë e xhelatit të saj. 

Në faqen e Policisë së Shtetit deklarohet se misioni i saj është:“Garantimi i një mjedisi të sigurtë për komunitetin nëpërmjet policimit me standartet më të larta të performancës, krijimit të një kulture bashkëkohore manaxhimi dhe të mbështetur me infrastrukturën më të përparuar” dhe vazhdon: Zhvillimi i brendshëm dhe i jashtëm në rritje i policisë do të na çojë drejt realizimit të vizionit. Këto zhvillime do të kenë në thelb përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj komunitetit duke u orientuar nga nevojat dhe kërkesat e tij, përmirësimin e performancës policore nëpërmjet arritjes së standarteve bashkëkohore dhe përdorimit të teknologjive dhe formave më të përparuara.

Nuk mund të thuhet se Policia e Shtetit nuk e mbulon këtë mision, pasi ajo e mbulon më së miri. Thjesht ka zgjedhur të mbrojë dhe të garantojë këtë mjedis të sigurt për banditët, kriminelët, të pushtetshmit. Ndërsa qytetarin, të dhunuarin, viktimën e sorrollat, e nëpërkëmb dhe e lë në mëshirë të epshit të banditit për të gjetur një formë tjetër përdhunimi në aktin e radhës.

Sigurisht kjo nuk duhet të eklipsoj tragjedinë e Xhisielës, ama duhet të alarmojë gjithë shoqërinë shqiptare, duke filluar nga unë, ti, tjetri e tjetri…Do të duhej të ishin të gjitha organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut apo për dhunën ndaj grave në këmban alarmi. Do të duhej të ishte avokati i popullit në krye të dënimit të rastit dhe në ndihmë të vajzës-viktimë.

Mediat duhet të sensibilizoheshin dhe jo të kërkonin intervistë nga një e dhunuar për të përmbushur editorialet e tyre. Një vajzë e re, jetime e dhunuar në të gjitha format që mund të dhunohet kush, çfarë ekuilibri mendor mund të ketë për të dhënë një intervistë? Po një media, pushteti i katërt, çfarë integriteti tregon me këtë akt veprimi? Thjesht bëhet ndaj vajzës Rexhepi i radhës.

Por çfarë ndodh në të vërtetë në këtë vend të marr fund?

Kallëzohet dhe kërcënohet gazetari që nxorri në dritë këtë krim shumëdimensional me anë të kallëzimit të oficerit i ikur në arrati për të shpëtuar nga tehu i banditëve në qeveri.

Merret në mbrojtje dhunuesi, banditi, krimineli i cili këtë radhë qëllon të jetë djali i deputetit.

Denohet moralisht vajza, se përse ndryshoi fjalët nga intervista e parë në të dytën? Përse kallëzonte njëherë e pastaj tërhiqte denoncimin? Një e dhunuar deri në palcë i lipset veç mbrojtje dhe ndihmë mjekësore, psikologjike e morale. Por media e shfrytëzoi, e dhunoi sikurse i biri i deputetit të rilindjes.

I jepet hapësirë mediatike Taulant Ballës, i cili ishte apo nuk ishte në komisariat, mbetet i dyshuar përsa kohë denoncimi nuk është provuar.

Politika është e ndarë për një ngjarje, që në një shtet me bazat më minimale të normalitetit duhet të ishte e bashkuar. Deputetet e rilindjes kanë partinë të parën, jo një vajzën e dhunuar.

Shteti është shkërmoqur, sot lulëzon kriminalizimi i çdo qelize të tij.

Po humanizmi ku shkoi? Po Xhensilen/at kush do t’i rikthejë në jetë?

Më fal Xhisiela që fuqia ime në ndihmë ndaj teje është kaq minimalist, në një shkrim me shpresën dëshpëruese për sado pak sensibilizim ndaj opinionit publik. Sikur të mundja më shumë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...