Spektakli i mashtrimeve që talli sot Korçën

Premte, 28 September 2018 23:11

Nga Prof. Valentina Duka/

Edi Rama vjen perseri ne Korçe, shpenzon perseri demagogji pa fund ne syte e korçareve, sidomos para te rinjve te ketij qyteti! Keta te fundit me shume benin zhurme se sa degjonin, nderkohe qe kryeministri perpiqej me kot t'u mbushe mendjen se qeveria e tij jeton dite e nate me problemet dhe shqetesimet e tyre! Nje çudi e madhe! Ne nje spektakel sfidues e talles qe kishte bllokuar sheshin e Korçes, Edi Rama trumbetoi me te madhe genjeshtren e radhes te "Rilindjes" se te rinjte e paskeshin zgjidhur çeshtjen e punesimit nepermjet "mrekullise" se portalit te hapur nga qeveria. Edhe kete here i pari i qeverise nuk harroi te poshteronte masen e te papuneve duke iu thene se pune kishte plot, por ata s'donin te punonin! Perseri kryeqeveritari i vendit nuk guxoi t'u jepte pergjigje korçareve pse qeveria e tij deshtoi te siguronte nje vendim pozitiv per çeljen e bisedimeve per anetaresim e Shqiperise ne BE, pse Shqiperia eshte kthyer ne nje vend ku shteti eshte kriminalizuar, ku lulezon droga, krimi dhe korrupsioni,
pse shqiptaret po braktisin ne mase atdheun e vet, pse po mbyllen shkollat ne qarkun e Korçes dhe ne te gjithe Shqiperine, pse po rrenohet universiteti i Korçes, pse nuk po perfundojne dot edhe pas kaq vitesh rruget Tirane-Elbasan, Qukes-Qafe Plloçe, Lin-Pogradec; pse po rrenohen fermeret e Korçes, e plot te tjera pyetjeve si keto. Natyrisht qe pergjigje per keto nuk mund te jape Edi Rama dhe shpura e tij te cilet jane shkaktaret e vertete te gjendjes dramatike ne te cilen ndodhet sot Shqiperia. Vetem ikja e tyre sa me pare nga pushteti eshte shpetim i Korçes dhe i gjithe Shqiperise.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...