Ky Alket Hyseni, i akuzuar si hajdut pronash nga Krimet e Rënda, mbron Taulant Ballën

Hënë, 01 October 2018 13:43

“Të gjithë kriminelët, të bashkuar në një ideal dhe në mbrojtje të njëri-tjetrit”. Duke se kjo është motoja e rilindësve këto ditët e fundit teksa të gjithë nxitojnë të dalin në deklarata, intervista, postimi në rrjete sociale dhe të mbrojnë përdhunuesin e Fushë-Krujës, por me një kujdes të veçantë në mbrojtje të Taulant Ballës, edhe ky i akuzuar për një mijë të zezat ndër to edhe për përdhunim.

Nuk mund të mbetej mbrapa edhe Alket Hyseni, deputeti i Partisë Socialiste, i cili në një intervistë të dhënë për mediat ka mbrojtur fuqishëm kreun e Grupit të tij parlamentar, Taulant Ballën.

Por e mundet një krimineli t’i ecë mbrojtja e një krimineli tjetër?! “Po na mbulojnë me baltë”, tha Hyseni në intervistën e dhënë. Nuk e dimë se për çfarë balte e kishte fjalën Hyseni, mbase për akuzën që rëndon mbi të nga Krimet e Rënda se ka tjetërsuar  11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi.

Miku i Kryeministrit Rama dhe i Taulant Ballës është akuzuar publikisht dhe me dokumente që vërtetojnë katërcipërisht se ai ka vjedhur dhe ka falsifikuar dokumente për tu bërë pronar i kësaj toke.

Duket qartë se të gjithë këta bashkë, nga e njëjta vathë e krimit, Alket Hyseni dhe Taulant Balla, bëhen njësh në misionin e tyre për të kriminalizuar edhe më shumë vendin, në misionin për plaçkitjen e çdo gjëje në këtë vend. Tanimë janë bërë bashkë edhe në një prej krimeve më të rënda që mund të kryejë një njeri, përdhunimin dhe dhunimin sistematik të një vajze të re, të pambrojtur.55news.al

Modifikuar më Tuesday, 02 October 2018 19:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...