Analiza/Referendumi “votoi” ndarjen e Maqedonisë

Tuesday, 02 October 2018 17:33

Bojkoti që iu bë referendumit tregoi se relievi maqedonas vazhdon të ruajë brenda vetës jo vetëm ndasi etnike, por duket se vepron si një inkubator i përplasjeve të civilizimeve.  Maqedonasit i bënë bisht një referendumi që do të përbënte aktin e shkëputjes së tyre nga paradhoma serbe dhe ruse dhe nisjen e maratonës kah integrimit euro-atlantik. Përnjëmend, në atë referendum kapitulloi Bashkimi Europian dhe kështjella e vetme e Brukselit dhe e Uashingtonit duket se qëndron në pjesën shqiptare, sigurisht me disa enklava të vogla në mesin e maqedonasve.

Në këtë prizëm, ky referendum  nuk dha lajme të reja, por konfirmoi ato të vjetrat për Maqedoninë. Referendumi tregoi se fajtor për luhatjet e shtetit maqedonas nuk janë shqiptarët, porse vibrimet e lëkundjeve vijnë nga ekzistenca e ndasive brenda vetë maqedonasëve. Pra, nuk kemi vetëm një problem emri apo etiketimi, Maqedoni apo Maqedonia e Veriut, por refendumi tregoi ekzistencën e një Maqedonie me shumë emra. Brenda vetë maqedonasve kemi një dyzim, njëfarë mungesë uniteti dhe përkatësie, duke çaprazuar klimën politike brenda maqedonasve. Kësisoj, ajo çka është stigmatizuar si një Maqedoni e ndarë etnikisht, nuk rezulton të jetë vetëm mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por edhe brenda vetë maqedonasve.

Referendum në fakt duhet konsideruar mospjesëmarrja, pra pjesa dërrmuesve e votuesve i thanë jo BE-së dhe NATO-s duke zgjedhur Rusinë. Jo vetëm kaq, por kjo  ka dhe një tjetër lexim. Ky referendum përmes bojkotit ishte një votë  kundër bashkëjetësës me shqiptarët, një votë kundër një Maqedonia multietnike dhe pikërisht këtu duhet rrahur debati. A mund të mbijetojë  një shtet maqedonas i dyzuar mes perëndimit dhe lindjes në qendër të një Ballkani që po i rikthehet vetvetes si sferë euro-atlantike?  Pyetjes i dha përgjigje referendumi, i cili tregoi një hartë tjetër ndryshe nga ajo politike, duke  vënë vijën e demarkacionin mes Perëndimit dhe Lindjes brenda një Maqedonie që emri është gjëja e fundit që ka problem.

Modifikuar më E mërkurë, 03 October 2018 08:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...