Përdhunuesi Rexhep hodhi sot kandidaturën për kryebashkiak të Krujës

Tuesday, 02 October 2018 18:13

Fushata për partinë Socialiste ka nisur dhe sot ajo shpalli kandidatin për Bashkinë e Krujës. Pasi mori vendimin se do të qëndrojë në burg për akuzat e përndjekjes dhe përdhunimit të 25-vjeçares Xhisiela Maloku, Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja shpalli para mediave angazhimin për ti shërbyer politikës së Ramës në zgjedhjet vendore të 2019-ës.

“Lulzim Basha ta provojë në votime”, tha Rexhep Rraja i pyetur nga media menjëherë sapo la sallën e gjyqit.

Ai sfidoi “kundërshtarët” politikë, pra opozitën, se e pret një sfidë e vështirë në këto zgjedhje pasi do të kenë përballë vetë atë, përdhunuesin Rexhep Rraja.

Euforik në atë që paralajmëroi, Rexhep Rraja e di mirë se do ti duhet të presë vendimin e dënimit të tij si përdhunues për të certifikuar edhe kandidimin.

Certifikimi me vendim nga ana e gjykatës i duhet Rexhep Rrajës pasi ky është edhe kriteri që Edi Rama ka vendosur në përzgjedhjen e kandidatëve.

Kujtojmë këtu kandidimin për siglën e PS-së të personazheve të tjerë me certifikimin si përdhunues. Arben Ndoka ishte një ndër ta, që Rama e kandidoi edhe pse e dinte se ai ishte i dënuar për trafik prostitucioni dhe krime seksuale.

Një tjetër kandidat me certifikatën “Përdhunues” ishte edhe Elvis Roshi. Edhe ky mori bekimin e Ramës pasi i vërtetoi kryetarit socialist se ishte dënuar për akuzën e “përdhunimit në grup”.

Tashmë del Rexhep Rrahja, djali i një deputeti po socialist, që nga pas hekurave paralajmëron kandidimin me siglën e socialistëve, bekimin e Ramës do ta marrë vetëm pasi të dënohet nga gjykata./ 55news.al

Ja përdhunuesit që morën bekimin e Ramës

Elvis Roshi: Ervin ose Elvis Rroshi ka qenë i dënuar për veprën penale të “përdhunimit” në vitin 1992 në Itali. Sipas dokumentacionit të Ministrisë së Drejtësisë së Italisë dhe Certifikatës Gjyqësore mësohet se vendimi ndaj Elvis Rroshit, asokohe me emrin Ervin Rroshi, është dhënë më datë 13 nëntor të vitit 1992, nga Gjykata e Minorenëve të Campobassos së Italisë. Rroshi është dënuar për veprën penale të përdhunimit, ose siç njihet në Kodin Penal italian, “violenza carnale”, neni 519. Në Kodin Penal italian, neni 519, thotë se: “Kushdo që me dhunë ose kërcënim detyron dikë tjetër të kryejë marrëdhënie seksuale, është i dënuar me burgim nga 3 deri në 10 vjet”.

Arben Ndoka: Shtetasi Arben Ndue Frroku i datëlindjes 14.10.1974, lindur në Kurbin, banues në Lezhë, me arsimin 8 klasë, i martuar, me shtetësi dhe kombësi shqiptare është deklaruar fajtor dhe është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale ‘Favorizim prostitucioni’ dhe ‘Heqje e paligjshme e lirisë’, parashikuar nga nenet 114/1 dhe 110/2  i Kodit Penal. Është arrestuar më dt. 31.05.2001 dhe gjatë vuajtjes së dënimit ka fituar tre muaj ulje dënimi dhe 47 ditë punë”

Artur Bushi: Në formularët e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi pranonte se ishte ndaluar dy herë në Itali, në 1996 për shfrytëzim prostitucioni dhe në 2010 për trafik droge. Pikërisht mbi këtë bazë, KQZ-ja dhe prokuroria vendosën të bëjnë hetime, duke kërkuar të dhëna nga autoritetet që kishin proceduar Artur Bushin.

Mark Frroku: Deputeti Frroku ka qenë i dënuar dhe në Holandë për tregtim të drogës dhe shfrytëzim prostitucioni.

Modifikuar më E mërkurë, 03 October 2018 17:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...