Të rrihesh pse do shkollë!

Tuesday, 02 October 2018 19:03

Fëmijë të mitur janë dhunuar sot nga policia me urdhër të kryeministrit Edi Rama sepse as më pak e as më shumë kërkojnë të shkojnë në shkollë. Në shkollën në Mengël të Elbasanit nxënësit kanë dy javë që protestojnë, sepse i kanë degdisur me kilometra larg. Sot ata kanë hyrë në shkollën e tyre, por janë ndeshur me dhunën e forcave policore dhe forcave speciale të armatosur deri në dhëmbë.

Por, duhet të themi se kjo dhunë ka kohë që ushtrohet mbi nxënësit dhe studentët shqiptarë nga kjo qeveri, dhe sot u shfaq publikisht, si veprim.

Ka kohë për shkak se nxënësit dhe parashkollorët dhunohen që me vendimin e Erjon Veliajt për ti detyruar prindërit të paguajnë biletën e autobusit.

Ka kohë për shkak se Lindita Nikolla miratoi ligjin për rritjen e tarifës së studimit dhe detyrimin e maturantëve për të studiuar në Universitetet private, shumica të varura nga drejtues socialistë.

Ka kohë që mbi nxënësit shqiptarë po ushtrohet dhunë, jo me goditje fizike si sot, por me fenomenin e hashashit. Fëmijët shqiptarë janë si asnjëherë më parë të ekspozuar para këtij krimi.

Ka kohë që nxënësit dhunohen sepse ata detyrohen sa herë që Rama dhe Lindita Nikolla propagandojnë në TV, i detyrojnë të shërbejnë si dekor.

Kjo qeveri ka kohë që dhunon nxënësit shqiptarë, ndonëse jo fizikisht si sot në Mengël, duke i detyruar që informimin dhe përgatitjen arsimore ta marrin nga militantë partie që vendin e punës e kanë ftuar pse janë pjesë e listave të kontributeve partiake.

Gjithashtu dhunimi i sotëm erdhi si shkak i tenderëve abuzivë që jepen në masë për gjoja riparime godinash dhe milionat e garave i fut në xhep miku i deputetit të zonës. 

Sot në Mengël të Elbasanit, nxënësit protestuan pse shkolla ju mbyll, dhe dajakun ata e provuan fizikisht mbi kokat e tyre. /55news.al

Modifikuar më E mërkurë, 03 October 2018 17:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...