Eurobondi është borxh!

E mërkurë, 03 October 2018 11:56

NGA JORIDA TABAKU

 

Deklarata e Ahmetaj vinte nga tregu i zarzavateve ndërsa fliste për borxhin e shqiptarëve. Por mbase vinte prej aty sepse nuk mund të kuptonte atë çfarë po ndodh apo bënte lojën. Mungesa e argumentit të detyron të shfrysh me një gjuhë të padenjë për postin!

Eurobondi është borxh! Nëse ministri e ka të vështirë ta kuptojë mundet fare mirë të marrë mësime nga më të vjetrit dhe specialistët që kanë studiuar për ekonomi! Krahasimi i normës së interesit sot me atë përpara dy vitesh, kur kushtet ishin të ndryshme dhe për më tepër kur afati maturimit të Eurobondit ishte i ndryshëm nga i sotmi, është t’i mendosh shqiptarët budallenj (është me të vërtetë të krahasosh zarzavatet).

Nëse ka një vend për krahasim ky është krahasimi me vendet fqinje, në kohët e sotme. Fjala vjen, Maqedonia arriti të marrë një Eurobond në fillim të këtij viti me një normë interesi rreth 1 pikë përqindje më të ulët(2.75 %), me investitorët e huaj që ishin të gatshëm të blinin rreth tre herë më shumë se sa ofruan për Shqipërinë. Mali i Zi gjithashtu mori një Eurobond të njëjtë me normë interesi 3.37%. Shqipëria e ministrit Ahmetaj me plot krenari e mori borxhin me normë më të lartë interesi se të dy vendet, me 3.55% dhe pastaj ministri u fry paturpësisht gjithë krenari.

Përse investitorët kreditorë ishin më të interesuar për Maqedoninë se sa për Shqipërinë? Situata ekonomike dhe perspektiva e vendit në përgjithësi dhe borxhi i jashtëm në veçanti, i cili në vetëm pesë vite kërceu nga 63% e PBB-së në 72% të PBB-së sipas FMN, por në fakt rilindi deri në 83%, duke përfshirë dhe PPP-të. Një investitor është i gatshëm të japë më shumë para në një ekonomi që ka investimet të huaja se sa në Shqipërinë e PPP-ve monopolistike, ku biznese të huaja ankohen për gara të manipuluara.

Por pjesën më interesante të procedurës së djeshme as Rama dhe as Ahmetaj nuk e shpjeguan. Donin t’ia mbanin të fshehtë shqiptarëve.

Ditën e djeshme qeveria si pjesë e operacionit të Eurobondit ka realizuar dhe një buyback (blerje të borxhit të vjetër të vetes) për të rritur kuotat në treg. Buyback u ble me çmim 109.75, në një kohë kur çmimi ishte me rënie prej 6 muajsh. Nqs do të priteshin të martoheshin këto fonde kosto do të ishte 224.1 mln euro. Por qeveria nxitoi dhe riblerja na kushtoi sot 236.6 mln (219.5 plus 17.1 interesa në 2 vjet e 1 muaj). Pra një humbje për shqiptarët që kap vlerën e 12.5 mln euro, para që u paguan vetëm që ministri të ketë në dorë 300 milionë euro të tjera për t’i përdorur për PPP-të.

Prandaj nuk ka asnjë gëzim sot se keni marrë borxh të ri për të shlyer borxhin! Sepse normat në treg janë më të ulëta kjo nuk është as për meritë tënden as të qeverisë. E vetmja meritë që të takon është ajo që vetë përmend, e morëm me kosto më të lartë sepse kemi borxhin më të lartë pa bërë asnjë, po asnjë punë publike!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...