Taulant Balla, Komisar i krimit

E Enjte, 11 October 2018 19:32

Redaksionale

3.4 milionët e “Toyota Yaris”, lidhja me Edmond Begon, nën shoqërinë e Maksim Beçës, lider i një bande kriminale, në mbrojtje të përdhunuesve duke kërcënuar punonjësit më të mirë të policisë së shtetit dhe së fundmi del në një përgjim të papritur teksa ka nisur aksionin për të mbuluar skandalin e Agron dhe Fatmir Xhafajt.

Është e tmerrshme se si në çdo skandal dhe akt kriminal që kjo mazhorancë me në krye Edi Ramën po i bën vendit, del në skenë gjithnjë ai, Taulant Balla.

Si një komisar i vërtetë i krimit është i kudondodhur. Është në trafikun e drogës, është me armë, është duke kërcënuar, është duke vjedhur, është duke përdhunuar, është kudo ku ka një vepër të pështirë.

Taulant Balla si komisar i krimit mendoi se me 2 “Toyota Yaris” me 3.4 milionë euro që u bllokuan në portin e Durrësit kishte shpëtuar.  Edhe kur lidhja dhe njohja e tij me Edmond Begon, trafikantin e famshëm të drogës, doli Balla u mundua ta shndërronte si një marrëdhënie familjare. Edhe pse u vërtetua se njohja me të e ka ndihmuar Begon të marrë milionat e eurove nga paratë e shqiptarëve.

Si një komisar i denjë i krimit Balla shkoi në Komisariatin e Fushë Krujës, i armatosur. Misioni ishte i thjeshtë. Komisari duhet ta shpëtonte ushtarin përdhunues dhe babin e tij deputet.

Ishte qesharake se si komisari u mundua të bënte fotomontazh, duke manipuluar foton që e nxirrte nën shoqërinë e Maksim Beçës, por video e publikuar nga ish-Kryeministri Berisha ia prishi planet.

Dhe tashmë në fund komisari i krimit na del sërish në skenë. Këtë herë me mision tjetër: Të blejmë njerëz dhe t’i bëjmë presion disa të tjerëve që të shpëtojmë familjet kriminale.

Ky njeri është përfaqësuesi më i denjë i një kaste kriminale të neveritshme. Komisari i krimit Taulant Balla, nën urdhrat e komandantit Edi Rama nuk njeh limite. Por ‘gardhin te thana’ do ia tregojnë shqiptarët. Komisarit të krimit po ia numërojnë ditët. 55news.al

Modifikuar më E Enjte, 11 October 2018 19:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...