Skandalet "Rilindase" nuk paskan fund

Premte, 12 October 2018 09:43

Nga Naim Hasani

Që do të degradonte "Rilindja" ma kishte marrë mendja, por që të degjenerojë kështu kokë e këmbë krim, mafje, drogë dhe zhgënjim të përmasave të papara në Europë, nuk me kishte shkuar mendja as mua as shumë shqiptarëve.
Mirë ata që e votuan, po të tjerët që u larguan edhe pse shpresuan. Shpresa vritet përditë dhe në fund, paradoksi më i madh në Shqipëri është se gjithë fajet i ka "opozita" dhe "Rilindja" vazhdon të shkatërrojë Shqipërinë dhe shqiptarët si "fanar i pashuar".
Shpresojmë për një Shqipëri ndryshe, por nëse vazhdon kështu e mbuluar nga krimi në çdo cep, vështirë se do të këtë qeveri që të kthejë besimin e shqiptareve se e ardhmja e tyre është puna dhe djersë a jo krimi dhe droga.
Frikësimi i shqiptareve dhe ndjellja e frikës për mos shprehur mendimin e lirë nga përfaqësuesit e opozitës në Shqipëri dhe kërcënimi i tyre me arrestime dhe gjyqe famëkeqe, është një shprehje e qartë se si ka degraduar sistemi demokratik në Shqipëri.
Është detyra e opozitës dhe gjithë popullit shqiptar për të refuzuar me përbuzje një politike famëkeqe të nëpërkëmb dhe shtyp të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve në Republikën e Shqipërisë edhe pse një vend aspirant për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Është një turp i jashtëzakonshëm për të gjithë kombin tonë kur shikon sa poshtë ka rënë banaliteti i pushtetit në Shqipëri, ku në çdo qytet dhe rrethina, ai mbahet në këmbë nëpërmjet frikës dhe terrorit të grupeve kriminale me mburoje të fortë pushtetarësh. Përballja me këtë fenomen të shëmtuar është detyrë patriotike dhe qytetarë e çdo shqiptari të ndershëm që beson sadopak në të ardhmen Europiane të Shqipërisë, pas 30 vitesh tranzicion, dhe jo vetëm detyrë e një partie dhe aq më shumë e një lideri te vetëm z. Lulzim Basha. Rilindja e vërtetë të filloje nga shpirti i çdo shqiptari të ndershëm për të jetuar i lirë dhe pa frikë në shtëpinë e tij dhe me një qeveri që i shërben interesave popullore e jo oligarko - kriminelëve. #Koha për tu zgjuar....

Modifikuar më Premte, 12 October 2018 09:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...