Arta Marku, e pandehura e radhës

Premte, 12 October 2018 19:21

Në 25 vite të tranziconit shqiptar, sistemi i drejtësisë ka pasur faje të shumta dhe mund të themi se të gjithë akuzat që i janë bërë kanë pasur njëfarë përligjjeje, qoftë në bazament moral ashtu edhe në atë ligjor.

Ndaj atyre kryeprokurorëve para Arta Markut akuzat kanë qenë të çfarëdollojshme, po aq të çfarëdoshme kanë qenë edhe bëmat e këtyre kryeprokurorëve, që e ruajtën paksa cipën e drejtësisë, duke i lënë dosjet e mëdha korruptive t’i zinte pluhuri, ama s’guxuan të ndyheshin me llakaçitje provash. E megjithatë, për faj të zullumit të atij sistemi drejtësie u ngritën themelet e reformës në drejtësi, egërsia e së cilës ndryshoi pothuajse ½ e Kushtetutës.

Por, ajo çka dje u shit si eliksiri i shpëtimit të shtetit shqiptar po del të jetë një sistem më i zi, më autokratik e i centralizuar, struktura e të cilit është një fotokopje e hetuesisë famëkeqe të komunizmit. Me atë çka po shohim të gatuhet nga Arta Marku, shfajësohen të gjithë kryeprokurorët e tranzicionit. Çka po shohim nga Arta Marku është fytyra e vërtetë e një reforme në drejtësi të dalë nga dora e Edi Ramës, bash si ato shkarravinat... dhe jemi ende në fazën embrionale të saj.

E ashtuquajtura çështja “Babale” zbuloi një “regjistrim” më kanosës për sistemin e drejtësisë. S’kemi nevojë as për zë e as për figurë, ndaçi edhe ekspertizë për të, pasi për herë të parë në 25 vitet e tranzicionit, kryeprokurorja Marku bëri atë çka nuk bënë dot paraardhësit e saj: ndryshoi dhe sajoi prova.

Si me e pat bërë me dorë Edi Rama, Arta Marku çoi qëllimisht një regjistrim të dobët dhe kur i erdhi ekspertiza, me ca hile përkthimi dhe ngatërrimi paragrafësh, çonte në fund të raportit konkluzionin e ekspertizës britanike se nuk provohej se zëri të mos ishte i Agron Xhafës.

Së dyti, Arta Marku  shndërroi një recidivist si Fredi Alizoti, nga një të përndjekur për krime të rëndomta nga prokuroria, në dëshmitarin elitar të saj, duke i thënë një tekst në dorë për të recituar në celular në biseda me deputetë të PD-së.

Dhe të gjitha këto, si ai  njeriu që nxjerr jashtë muhabet brenda shtëpisë, na i tha Rama para se të vepronte Prokuroria, në grupin parlamentar të PS-së, duke bërtitur “eureka’ një ekspertizë për një regjistrim, që për nga dobësia dukej si transmetim nga Marsi, dhe tentuar të arrestonte deputet me titrat e Taulant Ballës.

Kështu, kjo Arta Marku, e tradhtuar nga vetë Rama, e bën drejtësinë e  mëparshme të duket e përsosur ndërsa sistemin e ri që u mbars nga reforma në drejtësi, si rikthimin e sistemit enverist të shpikjes së provave dhe dëshmitarëve, të cilës së fundmi i bashkëngjitet paketa anti-shpifje, ose thënë ndryshe paketa “Arta Marku”. Nxitimi i saj për t'u betuar nën mjegullën e tymnajës opozitare në Kuvend , për të rrëmbyer postin e Kryeprokurores e  larguar rrufeshëm bash si hajduti që bastis një shpi, ishte prova me e qartë e zellit të saj për t'i shërbyer Edi Ramës.

Modifikuar më Saturday, 13 October 2018 10:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...