×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Legenat dhe vemjet”, një pazar që Rama të qendrojë në politikë

Hënë, 22 October 2018 14:06

 Nga Ilir Nikolla

Nuk ka të ndalur lista e drejtorëve të Edi Ramës që kapen në shpërdorime arrogante të pushtetit dhe thuajse për të gjitha rastet, kryeministri flet për “legena” e “vemje” që po na prishin imazhin. Rastet e njëpasnjëshme të drejtorëve të burgjeve që përfundojnë në pranga s’kanë lidhje shumë me përzgjedhjen e keqe të kuadrove, sesa me nevojën e Edi Ramës për t’i përdorur burgjet si establishment për punët parapolitike të tijat, por që më pas kthehen në dëshmitarë të bezdisshëm, prandaj edhe rruga e drejtorëve nga zyra drejt qelisë, është bërë si linjë urbani.

Dikur ka qenë i famshëm një arsyetim i viteve ’80, kur gjendja në vend ishte katastrofike, se “Udhëheqja i kishte dhënë të drejta porositë, por uji i pastër ishte turbulluar rrugës nga drejtorët dhe kryetarët e komiteteve”. Edhe pas ndryshimit të regjimit, i njëjti arsyetim mori trajtën “të korruptuarit janë thjesht segmente të pushtetit, jo vetë pushteti”. Ky arsyetim i dobët gjithsesi ishte njëfarë korace që i shpëtonte ideatorët e vërtetë të korrupsionit, por niveli justifikues i Edi Ramës se “s’paskan të sosur drejtorët legena që po na nxijnë faqen” është qendrimi më parapolitik që mund të ketë mbajtur një kryeministër, lidhur me nivelin e korrupsionit nën qeverimin e tij.

Përpjekja për t’u paraqitur si alien, i të huajësuar nga krejt kjo kulturë korruptive që po karakterizon mandatin e dytë ekskluziv të Tepsisë është mjerane, tregues i një dëshpërimi për kurbën që ka marrë qeverimi. Karakatina po bie dhe poshtë saj Edi Rama shpreson që të mbeten vetëm “vemjet dhe legenat”. Burimet njerëzore po mbarojnë, ato s’shërbejnë më as për një ekip “faqebardhë” në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kryeministri ka nevojë për një moment ngrirjeje të procesit, sa të përpiqet të distancohet nga drejtorët e tij. Operacioni ngjan thellësisht i vështirë dhe ndoshta mund të kapërdihet nga publiku, veç nëse numri i “vemjeve dhe legenave” do të jetë jashtëzakonisht i madh dhe i një profili shumë të lartë. Profili i ish-deputetëve s’mjafton hiç. Celulat “rilindase” kanë qenë të pranishme kudo në drejtoritë ku lëvrohen fonde dhe bërja kurban e tyre sjell me vete rreziqe të jashtëzakonshme, jo veç për integritetin politik të kryeministrit, por edhe për rrezikun e ndonjë “faide” personale që mund të shpërthejë brenda “klikës”.

“Legenat dhe vemjet” janë pajisur me shtyllë kurrizore, për shkak të bashkëjetesës së gjatë në pushtet me Partinë Socialiste dhe Edi Rama duhet ta rrisë pazarin, para se të shpresojë se një katarsis drejtorësh ta mbajë ende në politikë. Publiku i ka sytë hapur dhe ndërkombëtarët veshët ngrehur që të dëgjojnë emrat e kurbanëve të vërtetë. Disa ideologë mendojnë se të bësh negociata me krye të korruptuarin është si të bësh bisedime me terroristët, por s’ka pse ta paragjykojmë procesin. Në fillim lista e kurbanit, e pastaj të shihet nëse ka konsensus që kryeministrit Edi Rama t’i jepet statusi i të penduarit politik.      

Modifikuar më Hënë, 22 October 2018 18:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...