Rama të shpallë deputetët e krimit

Hënë, 22 October 2018 19:56

Që prej ditës që Edi Rama u fut në zyrën e Kryeministrit në vend skandale të pafundme e kanë ndjekur.

Skandale që lidhen me abuzimet me fondet, vjedhje galoponte, vendimet anti kombëtare etj. Por ajo që e bën të veçantë Ramën dhe qeverinë e tij është lidhja simbiotike me krimin e organizuar dhe kriminelët më të mëdhenj që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Rama nuk u mjaftua nga lidhja dhe bashkëpunimi i ngushtë që pati me krimin por i ngriti ata në detyrat më të larta shtetërore. Do të hyjë në histori Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste në drejtimin e Ramës, i cili më shumë se sa grup ligjvënës është dukur si Komisioni i ‘Cosa Nostra-s’ siçiliane.

Dhe nga një grup i tillë nuk mund të prisje që gjërat të shkonin si normalisht. Disa nga përplasja e interesave mës grupeve rivale, disa nga denoncimet e opozitës, disa nga idiotësia e tyre, çdo ditë e më shumë po vërtetohen lidhjet e deputetëve të caktuar me ngjarje apo aktivitet kriminal të caktuar.

Dhe Kryeministri ynë tashmë e ka gjetur zgjidhjen. Sapo opozita denoncon me prova konkrete një deputet të caktuar mëton në fillim ta mbrojë dhe pastaj i lëshon dhe bën sikur distancohet nga ata.

Në të gjithë këtë katrahurë Rama mund ta shpëtojë paksa veten duke gjetur një zgjidhje më të mirë. Në vend që të presë t’i plasin skandalet një nga një, të dalë dhe t’i thotë publikut të gjithë kriminelët apo emisarët e krimit në kupolën e tij politike.

Vetëm një gjë e ‘shpëton’ Kryeministrin nga e gjithë kjo: Të dalë dhe të shpallë deputetët e krimit.

Modifikuar më Tuesday, 23 October 2018 11:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...