Legenat e Ramës, kryelegeni, estrada si e komunizmit, tepsia dhe kazani mediatik i tij

Tuesday, 23 October 2018 10:07

Askush nuk dyshonte më parë në paaftësinë e Ramës për të qeverisur. Gjithë e fshehta ka qenë se deri ku mund të shkojë ky me gjërat jonormale të tij. Kryeministri i vetëm në Europë që nuk qeveris, por aktron nga mëngjesi deri në darkë, dje i cilësoi disa drejtorë të tij si legena që ia nxinë faqen atij që asnjëherë nuk e ka pasur të pastër në fakt. Gjuha e Ramës, krejt pa etikë, është ajo e një sulltani që do të japë përshtypjen se është në krye të punëve, por janë disa drejtorë (kopje të tij e të zgjedhur prej tij) që po ia prishin qeverisjen. Rama është kthyer kështu në subjekt estrade. Në kohën e komunizmit, humori i estradave shkonte deri te drejtorët e nuk kapërcente më tej. Me këto udhëheqja mbante gjallë frymën e kritikës proletare e vijën e masave. Drejtorët legenë sipas timonierit Rama, janë zgjedhje e tij. Nuk janë nga tepsia që si bebe e vogël u qa se e do të gjithën. Ato janë fryma e qeverisjes së tij dhe mbase e meritojnë të jetë legena, por duhet shtuar se kanë një kryelegen mbi krye. Dashje pa dashje, Rama i ka dhënë vetes për titullin e udhëheqësit të legenëve. Duke qenë se kryeministri i përket botës së spektaklit dhe propagandës, pjesë e një kazani mediatik që vetëm shpif e deformon realitetin e Shqipërisë, më në fund u bë e qartë se në krye qëndon një kryelegen. Pra, enigma e madhe se me çfarë mbushet kazani i Ramës, doli, me legenë e një kryelegen sipër. Na nxinë faqen nëpër botë sa nuk ka ku të vejë. Vetëm me drogën na hoqën çdo fije nderi që kishim. Lëre pastaj qeverisjen, se për atë nuk e akuzojmë dot, se është një zanat që nuk e njeh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...