Krimet në Shqipëri, si të miratuara me vendim qeverie

E mërkurë, 24 October 2018 17:44

Sot, opinioni shqiptar por më saktë njerëzor është tronditur nga ngjarja e kobshme, ku një 10 vjeçar ka vrarë me thikë të vëllain 13 vjeçar. Kjo vrasje që e bën dhe Biblën aktuale, mbase edhe më makabre se Kaini dhe Abeli, pasi po flasim për fëmijë, tregon depërtimin e klimës së dhunës edhe aty ku prezumohet se fillon e mbaron pafajësia njerëzore, në fëmijëri.

Kjo ngjarje, në vitrinën e lajmeve të portaleve, u shoqërua fill me një tjetër raportim mbi një plagosje të të atit nga e bija për të vijuar pastaj me rreshtin e lajmeve të vrasjeve dhe vjedhjeve që raportohen përditë. Ky vargan krimesh, që kulmoi me ngjarjen e fundit të vrasjes së një 13 vjeçari nga i vëllai 10 vjeç, duhet ta bëjë shoqërinë t’i hyjë një procesi të thellë reflektimi se nga buron kjo duhmë e ky ajër i ndotur. Nga çfarë ngacmohet dhe inkurajohet kjo prirje e dhunshme, që po ngulfat sot Shqipërinë me mëkate dhe krime biblike, saqë vendi duket si nj Sodomë.

Frymëzimi i krimit në Shqipëri e ka një shpjegim. S’është me e nevojshme as të jetosh në një periferi, as të shkosh në rrugicat më të errëta e t’rrish në shoqëri të keqe. Mjafton të hapësh televizorin dhe të dëgjosh Kryeministrin dhe gjen një himn për krimin, një ithtari për çdo kriminel. Lajmet e fundit nëpër media flasin për deputetë e ish-deputetë të arrestuar, ministra nën hetim, kryebashkiakë të lidhur me bandat. Kur deputeti dhe trafikanti bëhen një, marrja me prostitucion  apo drogë shihet si CV. Kur deputeti dhe vrasësi bëhet një, vrasja shndërrohet në premisë për t’i hyrë politikës. Kur Kryebashkiaku dhe bandat bëhen 1, të qenit kriminel të bën kryebashkiak të kryebashkiakut.  

Dhe të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët: krimin, jo vetëm kaq, por po përcillet mesazhi se krimi na qenka i mirë.  Pra, dhunimi, vjedhje pronash publikimi, trafikimi,  dhe vrasja, ama jo nga ordinerë por deputetë, si një rrezatim radioaktiv përhapet përmes  çdo vendimi qeveritar, e çdo fjalimi apo reagimi kryeministror. Krimi tani është bërë një ngjarje aq e përsëritur dhe e privilegjuar, saqë duket sikur përveç krimit s’ekziston asgjë tjetër, pra krimi bëhet normalitet e normaliteti shpallet “krim”. Ama, autori i kësaj “feje” të re, është qeverisja e Edi Ramës.

Modifikuar më E Enjte, 25 October 2018 09:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...