Katastrofa që paralajmëroi Lulzim Basha dhe “Rilindja”” që shqiptarët nuk kuptuan!

Saturday, 27 October 2018 10:21

Nga Naim Hasani

Besoj të gjithë e kujtojne mesazhin më të cilin pushtoi Shqiperine dhe shqiptarët “Rilindja” narkokomuniste. “Per Shqiperine qe duam” ishte mesazhi i rendomte qe në 2013 i dhuroi pushtetin nje grupi kriminal dhe narko-trafikant, pak kush e besonte se do të ishte I tille.

Eshte shume e dhimbshme të shohesh se si pas 5 viteve qeverisjeje, kjo “Rilindje” arriti të nxjerre Shqiperine nga binaret e demokracise dhe ta çoje drejt nje katastrofe qe po degjeneron nga nje skandal tek nje tjeter, njeri më i rrezikshem se tjetri.

Në keto 28 vite demokraci, shqiptarët nuk kane perjetuar nje sitiuate të krahasueshme më ate në Kolumbi, ku suksesi i vetem i qeverise eshte narko-trafiku dhe kontroll I çdo qyteti ne Shqiperi, nga jugu ne veri nga familje dhe banda kriminale, qe terrorizojne çdo dite shtetin dhe qytetarët dhe në çdo votim i garantojne voten bosëve të tyre në pushtet dhe si shperblim u garantohet paprekshmeria dhe mbreteria e krimit dhe terrorit.

Eshte turp I madh për Shqiperine dhe shqiptarët dhe padyshim edhe për socialistet e thjeshte tek durojne mbretetimin e krimit qe eshte bere njesh me pushtetarët dhe eshte bere kanceri qe po shkaterron në gjeneze shpresen dhe të ardhmen e çdo qytetari dhe po e detyron çdo familje dhe sidomos të rinjtë të largohen masivisht nga trojet e tyre.

Ajo çfare parajmeroi lideri I opozites z. Lulzim Basha gjatë gjithë ketyre pese viteve çdo dite ishte nje profeci qe për fatin e keq po vertetohet cdo dite.

Kapja e shtetit nga mafja, shuarja e shpreses tek e ardhmja, kriminalizimi total i “Rilindjes”, blerja e votes me parate e droges dhe marrja e mbajtja e pushtetit me kriminele ordinere, qe dhunojne voten dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve, eshte lajtmotivi i pushtetit të sotem në Shqiperi dhe kjo eshte tragjedi qe kercenon në themele paqen sociale dhe rendin demokratik.

Shqiptarët dhe padyshim socialistet e vertete po e shohin cdo dite e me shume degradinim e shtetit dhe shoqerise shqiptare, por a mundet nje politikan i kalibrit Europian dhe largpames si Zoti Basha të perballoje i vetem nje barre kaq të rende me boten e krimit dhe friken qe ky pushtet ka mbjedhe në çdo qytetar qe jeton perdite realitetin e hidhur të instaluar në Shqiperi?

Nje lider i pergjegjshem i therret ndergjegjes qytetare dhe shpirtit demokratik të atyre qe ai perfaqeson, për tu perballur më të keqen qe i kanoset vendit të tij. Shqiperia ka dhene prova se eshte e lehte të besh revolucion brenda dites, por e ka pasur shume të veshtire te beje revolucion Demokratik, qe vjen vetem nga kutia e votimit dhe vota e lire e shqiptarëve.

Revolucioni Demokratik vjen nga rinia dhe inteligjenca, e cila fatkeqesisht çdo dite e më teper po behen specie ne zhdukje, nje tjeter investim I forte i Rilindjes për ta mbajtur Shqiperine pa shqiptarë.

Bandat kriminane dhe kriminelet ne pushtet po mbushin tregjet e Europes me prodhimet e tyre të narko-trafikut “Made in Rilindje”.

Kancelarite Europiane kane problemet e tyre të nje Bashkimi Europian super te lodhur nga zgjerimi drejt lindjes dhe shqiptarët kudo qe jane në Europe e kudo, duhet ta shikojne shpetimin e Shqipërisë tek shqiptarët dhe jo diplomatët e huaj qe terheqin në pole te ndryshme të politikave në interes të shteteve qe ata perfaqesojne, apo interesave të tyre personale.

Me dhemb shpirti kur vizitoj Shqiperine ose edhe telefonatat e perditshme qe më vijne nga Shqiperia, ku tashme jo vetem të varferit por edhe shtresa e “pasur” nuk duan të qendrojne apo të mbajne as edhe nje dite, femijet e tyre në Vendlindje, cka po i shkakton kombit katastrofen më të rende demokrafike, 28 vjet pas renjes se komunizmit.

E ardhmje e Shqipërisë nuk mund të jete largimi. E ardhmja e Shqipërisë eshte bashkimi dhe ndergjegjesimi për nje permbysje demokratike nepermjet votes se lire, të bandave Kriminale qe drejtojne sot shtetin tone ame. Alternativa e vetme Demokratike dhe qytetare eshte bashkimi rreth kauzes se opozites dhe liderit më vizionar dhe qytetar qe ka dhe mund të kete Shqiperia z. Lulzim Basha.

Partia Demokratike dhe çdo qytetar I ndershem qe as nuk blihet e as nuk shitet nga bandat dhe krimi I organizuar në Shqiperi duhet të punojne ore e minute per te bere të qarte katastrofen njerezore dhe ekonomike ku e ka çuar Shqiperine “Rilindja”, dhe të ndihmojne ne çdo rast z. Basha për tju bere të qarte shqiptarëve se vendi rrezikon koegzistencen.

Nese edhe njehere pushteti blihet me parate e krimit nga krimnelet e veshur në pushtet, atehere Shpresat dhe aspiratat e shqiptarëve per liri dhe demokraci do të jene fikur për nje kohe të gjatë.

Rinia dhe inteligjenca shqiptare tashme eshte përqendruar në diaspore dhe neve nuk mundet të rrime duarkryq por të ndihmoje më çdo mjet demokratik, vendosjen dhe sundimin e ligjit ne Shqiperi.

Partia Demokratike dhe lideri I saj dhe i opozites në teresi, jane vetvetiu shpresa e vetme per ndryshim, për nje shtet funksional dhe promotorë të nje ventingu të vertete politik, për ti prere njehere e përgjithmone lidhjet e krimit me politikanët ne Shqiperi.

Nuk ka asnje krim me pushtet qe mund të frenoje pergjithmone uraganin e lirise dhe revoltes kunder shtypjes, kriminalizimit dhe mohimit të lirise. Eshte koha për ringritje dhe për ti thene jo, qeverisjes nepermjet droges dhe vrasjes se shpreses dhe të ardhmen dhe ajo duhet urgjent të merret në dore nga qytetaret dhe nje qeveri e pergjegjshme qe në themel ka sundimin e ligjit dhe pergjegjshmerine dhe dhogaridhenjen, qe buron vetem nga vota e lire.

Koha e krimit dhe krimineleve, duhet të marre fund njehere e pergjithmone, qe shqiptarët të marrin fryme të lire ne token e tyre arbnore dhe shekullore.

Zoti e bekofte Shqiperine dhe Shqiptarët.


Autori eshte Avokat dhe Kryetar i Deges se Partise Demokratike në Britani

Modifikuar më Saturday, 27 October 2018 10:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...