Pse po turren të ikin të gjithë nga Shqipëria!

Premte, 02 November 2018 06:55

Nga Mina HYSA

Shqipëria po zbrazet çdo ditë. Në mënyrë legale ose jo, çdo ditë nga vendi në rrugë tokësore, ajrore dhe detare qytetarët shqiptarë marrin rrugën për në vendet e BE me shpresën për të gjetur një strehë, vend pune, ku si qëllim kanë një jetë më të mirë për vete dhe familjarët. Teksa jemi në kohën e aplikimit të lotarisë amerikane, statistika e vitit të kaluar ishte rrëqethëse ku rreth 400 mijë shqiptarë kishin aplikuar për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që për ne ka qenë dhe mbetet vendi i ëndrrave!. Të shohim këtë vit, pas mbylljes së aplikimeve më 6 nëntor, se sa është numri i shqiptarëve që do të kërkojnë këtë vit të lënë vendlindjen për të punuar dhe jetuar në SHBA!

Pritshmëria sigurisht është zhgënjyese sa i përket asaj që ne duam, moslargimin nga Shqipëria të qytetarëve, por se fakti është krejt tjetër: Të gjithë duan të ikin!

Një miku im, i cili punon dhe jeton në SHBA, këto ditë ishte në Tiranë dhe kishte shkuar për vizitë në Shkodër. Më pohoi (sikurse kishte konstatuar dhe i kishin thënë), se çdo ditë nga Shkodra largohet të paktë një autobusë me qytetarë për Gjermani!.

I dukej rrëqethëse për faktin se kjo nuk kishte ndodhur më parë, madje as në vitin 1990, apo 1997. Statistikat janë tronditëse!. Nuk ka vend të BE që qytetarët shqiptarë nuk aplikojnë për azil, e bëjnë këtë pavarësisht se një pjesë janë të vetëdijshëm që dhe nuk mund ta marrin. Alarmi është se shqiptarët vijnë pas sirianëve dhe afganëve në kërkesat për azil, të cilët kanë dal dhe janë në gjendje lufte. Drejtuesit e disa qeverive si Gjermanisë, Francës, Holandës etj, kanë i kanë kërkuar Ramës parandalimin e kësaj epidemie, zbrazjes së shqiptarëve në vendet e BE, kanë kërcënuar dhe me kthim të vizave, por sërish largimi i shqiptarëve po masiv është. Kjo qeveri nuk ka mundësi ta ndryshojë Shqipërinë që shtetasit shqiptarë të rrinë këtu, por s’kanë më as forcë t’i ndalojë të ikin!.  Shqiptarët kërkojnë azil pasi nuk kanë rrugë tjetër!. Kanë shkuar deri atje, sa një shqiptarë me mirë pranonte të rrinte në burgun e Londrës se sa të kthehej në Shqipëri.

Shteti shqiptar, qeveria e Edi Ramës, jo vetëm që nuk kanë punuar në drejtimin  të zhvillimit të vendit, por e ka rrënuar atë!. Ikin, pasi në këtë vend nuk ka punë, nuk ka shëndetësi dhe arsim cilësorë, përballen me një administratë që nuk iu mbaron punë po nuk pagove nën dorë, ikin se nuk kanë asnjë shans të mund të kenë mundësi të bëjnë një jetë normale dhe çfarë është më e frikshme, ikin sepse iu është vrarë dhe shpresa. Asnjë garanci nuk kanë që në këtë vend gjërat, mund të ndryshojnë për sa kohë këtu është dhunuar e drejta më elementare në Demokraci, e drejta për të zgjedhur lirshëm!. Përsa kohë qeveria është njësh me bandat, ata garantojnë fitoren e Rilindjes, marrin tortën pushtetit, e trajtojnë atë sipas interesave të tyre, çfarë mund të garantosh në këtë vend që gjërat do të ndryshojnë!. Qytetarët, mund të përballen me qeverinë, por jo me bandat!. Ato kanë kodin e tyre e thënë ndryshe të pamundësojnë që të iu dalësh kundër sepse jo vetëm që nuk mund të bësh një jetë normale brenda mundësive që gjendet vendi, por rrezikon dhe të mos jetosh po ju prekë interesat dhe llokmën e pushtetit!. Atëherë pyetja që shtrohet në këtë rast është: A mund të jetosh në këtë vend që nuk të jep asnjë mundësi të mbash familjen si dhe nuk ke shpresë për një të ardhme?

Modifikuar më Premte, 02 November 2018 07:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...