Vendi më i sigurt pa ministër të Brendshëm, sesa me një gjeneral që bëhet ushtar

Hënë, 05 November 2018 18:06

Qeverisja e Edi Rama e ka pasur të gjithë epiqendrën e aktivitetit të saj kriminal te ministri i Brendshëm. Rasti i Sajmir Tahirit në postin e ministrit të Brendshëm, i njohur në Tiranë si çun rrugicash dhe cigare-blerësi i bandave, shënoi periudhën më kriminale të historisë së Shqipërisë, aq sa vendi u baltos në rang ndërkombëtar, duke u etiketuar nga mediat e huaja si hambari i drogës në Europë.

Tahiri, me daljen e tij të fundit, kur në vend të hiqte vetullat, nxori sytë, na rikonfirmoi se në ç’rrugaçëri e kishte degdisur Edi Rama postin e Ministrit të Brendshëm. Po ashtu, edhe me Fatmir Xhafën, shfryrja të drogës nuk pati, dhe vendi vijoi trajektoren e Tahirit.

Me zëvendësimin e Xhafës me një eksponenti të provuar në të bërit finte si Sandër Lleshi, që edhe pse me gradën gjeneral u rreshtua si ushtar i Ramës.

Parë në këtë vështrim, mosdrekretimi nga ana e Presidentit të Republikës mund të quhet si një nga hapat më të rëndësishëm në luftën kundër bandave dhe drogës që kanë kapluar vendin. Posti i ministrit të Brendshëm është bërë aq derexhe, saqë është e nevojshme vendosja e një trau, dhe ky tra njihet në Kushtetutë si dekret i Presidentit.

Modifikuar më Tuesday, 06 November 2018 08:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...