Brexit: Çfarë do të ndodhë?

E Enjte, 15 November 2018 08:26

Nga Christoph Hasselbach (DW)

BE dhe Britania e Madhe flasin për një kthesë në bisedimet për Brexit-in. Por kjo nuk do të thotë asgjë. Cilët janë skenarët e mundshëm që pritet të ndodhin?

Kabineti i May-it

Theresa May mund të thotë se ka fat, që kundërshtarët më të mëdhenj të kabinetit të saj, janë larguar tashmë, me të cilëve ish-ministri i Jashtëm, Boris Johnson dhe ish-ministri i Brexit-it, David Davis. Megjithatë May, nuk mund të jetë e sigurt se do e marrë patjetër mbështetjen e kabinetit. Nëse ajo nuk mbështetet nga kabineti, atëherë autoriteti i saj vihet në pikëpyetje, dhe ekziston rreziku i puçit brenda partisë. Në krye të tij do të ndodhej Boris Johnson, i cili kërkon shkëputje të plotë nga BE.

Partia konservatore

Është e vështirë të thuash, ku ndodhet partia në përgjithësi. Ekziston një grup shumë i vogël i kundërshtarëve të Brexit-it, por ai nuk luan më ndonjë rol. Linja e ndarësve kalon midis "brexiterëve" të ashpër dhe ithtarëve për zgjidhje kompromisi. Projekti parashikon rregulla të përbashkëta doganore, të përkohshme midis BE dhe Mbretërisë së Bashkuar, deri sa të lidhet marrëveshja përfundimtare për kohën pas Brexit-it. Në Irlandën e Veriut duhet të ekzistojnë rregulla të veçanta, për të shmangur kontrollin kufitar midis Irlandës së Veriut dhe Irlandës, anëtares së BE.

Për konservatorin radikal Johnson, Britania e Madhe do të ulej kështu në statusin e "një shteti vasal", sepse Parlamenti Britanik "nuk do të kishte më ndikim mbi ligjet e vendit". Edhe Davis i bëri thirrje kabinetit dhe deputetëve konservatorë t'i thonë "jo, këtij kapitullimi". Por kundërshtarët janë të zhurmshëm, ata që kërkojnë kompromisin janë me zë të ulët, kështu që imazhi është i gabuar.

DUP irlandezo -verior

Theresa May varet në Dhomën e Ulët nga mbështetja e Partisë së Unionit Demokratik (DUP), irlandezo verior. Rezistenca në këtë vend nënvleftësohet shpesh. DUP kërkon ruajtjen e unionit midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar dhe e shikon këtë union në rrezik, nëse Irlanda e Veriut trajtohet ndryshe nga pjesa tjetër e Mbretërisë. Kryetarja e DUP, Arlene Foster tha në një intervistë televizive: "Puna është nëse do e shpërbëjmë unionin," kësaj gjëje ajo nuk i thotë po. Sammy Wilson, zëdhënës i DUP për çështjet e Brexit-it e quajti këtë projekt "poshtërim". Aspektin e unionit e theksojnë edhe Boris Johnson dhe Jacob Rees- Mogg. Kryeministri irlandez, Leo Varadkar siguroi unionistët se statusi i ankoruar me kushtetutë i Irlandës së Veriut, nuk do të cënohet sa kohë që pjesa më e madhe e popullsisë nuk e do një gjë të tillë. Por as kjo gjë nuk qetësoi unionistët. Nëse DUP nuk ia jep mbështetjen May-it, atëherë ajo nuk merr shumicën në Dhomën e Ulët, dhe ekziston rreziku i zgjedhjeve të reja.

Vendet anëtare të BE

Në shikimin e parë duket sikur ato kanë më pak probleme me marrëveshjen. Të drejtat e qytetarëve të BE pas Brexit-it janë sqaruar tashmë, fatura e largimit po ashtu. Pika më e rëndësishme ishte së fundi kufiri i brendshëm irlandez. Nëse arrihet që të shmanget vendosja e kontrollit kufitar, atëherë kjo do i shkonte për shtat 26 vendeve që mbeten në BE, sa kohë që Mbretëria e Bashkuar respekton rregullat e Brukselit në të drejtën e konkurencës, standarteve të ambientit dhe të çështjeve sociale. Ky do ishte një kusht vendimtar. Nga ana tjetër, Britania e Madhe do të kishte akses në tregun e brendshëm të BE, por nuk do të ketë nevojë të plotësojë këto standarte duke patur kështu përfitime në konkurrencë. Por mund të ndodhë që disa qeveri të thonë se BE i ka dhënë Londrës më shumë se duhet, duke dhënë një sinjal të gabuar për ata që do të duan të ecin në të njëjtat gjurmë. Kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE do të mblidhen në fund të muajit në një takim të nivelit të lartë, për të marrë vendim së bashku. Për ndryshe takimi i zakonshëm në mes të muajit dhjetor do të ishte shanci i fundit.
Parlamenti Europian

Ajo çka duan të shmangin vendet anëtare dhe parlamenti, është dhënia e copës më të mirë të tortës, që do të thotë të japin përfitime si ato që kanë vendet anëtare të BE, si përshembull transporti i mallrave në tregun e brendshëm, pa pasur detyrime për qarkullimin e personave. Mund të ndodhë që Parlamenti Europian të ankohet pikërisht për këtë, që Mbretëria e Bashkuar të mbesë në një union doganor me BE, qoftë dhe të përkohshëm, dhe Irlanda e Veriut madje pjesë e tregut të brendshëm, pa qenë fare vende anëtare.

Parlamenti britanik

Kjo pengesë e fundit është krah kundërshtimeve në Partinë Konservatore, pengesa më e madhe dhe e lidhur me shumë pasiguri. Kryetari i fraksionit konservator në Dhomën e Ulët, Julian Smith, është duke punuar për krijimin e klimës. Kryeministrja nga njëra anë "sjell" Brexit-in dhe nga ana tjetër thekson "se kjo gjë do i shërbejë interesave të sipërmarrjeve dhe familjeve". Por marrëveshja do vlerësohet nga shumë palë. Ata që nuk duan fare Brexit, nuk do as Brexit të zbutur. Kush kërkon Brexit të fortë, si grupi i Boris Johnsonit, e sheh çdo kompromis si shitje të interesave dhe voton kundër. Udhëheqësi i opozitës, laboristi Jeremy Corbyn nga ana e tij pati thënë se pa i parë me kujdes marrëveshjet me BE, "asnjë marrëveshje nuk mund të jetë e mirë sa duhet për vendin e tij". Ai mund të votojë kundër May-it, edhe për arsye taktike, për të sjellë zgjedhje të reja me shpresën se mund të fitonte. Partia nacionale skoceze dhe liberaldemokratët janë kundër Brexit-it, kështu që May duhet të bindë edhe ata. Por megjithë kundërshtimet e mëdha nga drejtime të ndryshme në fund mund të merren votat e shumicës. Sepse shumë deputetë në parti të ndryshme mund të arrijnë në përfundimin se marrëveshje më të mirë nuk mund të ketë, dhe se është më mirë me një marrëveshje se sa me një Brexit pa rregulla.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...