Pagatorët e Ramës përçajnë protestën

Saturday, 08 December 2018 19:01

Makineria e propagandës, njerëzit e blerë nga pushteti, shërbëtorë të qeverisë dhe ata të inatit të vjehrrës që flenë me mullixhiun, janë vënë në lëvizje për të sfumuar protestën e studentëve.
Pasi e panë që nuk e ndaluan dot me epitete fyerës si “ngelsa”, makineritë e joshjes qeveritare kanë aktivizuar në media shërbyesit që të thonë se kjo protestë duhet të mbetet në minorancë, pa përkrahjen e shqiptarëve, pa përkrahjen e partive politike, pa përkrahjen e grupeve të tjera sociale që edhe ata si studentët janë kundër arrogancës dhe hajdutërisë së pushtetit.
Individë që e kishin harruar prej muajsh ekranin, befas u aktivizuan dje, sot, do aktivizohen nesër, për të goditur reagimin e fuqishëm të studentëve.
Këta zëra dhe pagatorë të ndryshëm dalin dhe flasin për shkak se po pretendojnë të kapin ndonjë pjesë torte nga pozicionet shtetërore, njësoj si hsokët e tyre që befas pushteti i sotëm, dje në opozitë i njolloste si grabitqarët e popullit, po ju siguron karrige institucionesh.
Ata po hedhin teza të ndryshme se është armiqësore që opozita të jetë pjesë e ideve dhe protestave studentore. Këta pagatorë mjeranë, po arrijnë deri aty sa i udhëzojnë studentët që të mos pranojnë as pedagogë të ndershëm si Edmond Tupe, etj, vetëm e vetëm që protesta të mbetet në minorancë dhe bashkë me ata mos bëhen intelektualë të këtij vendi.
Por kot edhe kjo punë, të dashur pagatorë të pushtetit. Studentët e kanë të mbushur mendjen, nuk keni se çfarë t’u mbushni më. Kështu që vazhdoni, shtoni dozat dhe rritni përfitimet pushtetore./ REDAKSIONALE

Modifikuar më Diel, 09 December 2018 09:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...