Pastrohet protesta e studentëve nga njerëzit e Ramës

Hënë, 17 December 2018 12:16

Redaksionale

Protesta e studentëve sot është më e fortë se kurrë. Kjo jo vetëm sepse me studentët janë bashkuar në një qëllim mijëra shqiptarë të tjerë, kundër këtij regjimi që po qeveris vendin dhe po i shkatërron të ardhmen rinisë.

Protesta e sotme e studentëve është edhe më e fortë sot më shumë se kurrë për shkak se ajo është pastruar nga të gjitha grupet që përpiqeshin me të gjitha mënyrat ta shkatërron atë. Nga njerëz të infiltruar më qëllimin e qartë për ta shkatërruar këtë gjë shumë të bukur që krijoi rinia e Shqipërisë.

Tanimë protesta është e pastruar nga neokomunistët, grupi i drejtuar nga Arlind Qorri i maskuar nën emrin e lëvizjes ‘Për Universitetin’, si dhe shoku i tij i ngjashëm, Jani Marka. Ky grup u përpoq të merrte kontrollin e protestës së studentëve, por ishin pikërisht këta të fundit që i dëbuan.

Rama u përpoq ta manipulonte protestën e studentëve edhe nëpërmjet anëtarëve të FRESSH. Disa dhjetëra prej tyre futeshin në turmat e studentëve dhe ndikonin që ajo të devijonte qëllimin e saj dhe në fund ta shkatërronin atë.  Njerëz të vënë nga FRESSH, të urdhëruar nga Rama, mëtonin të merrnin rolin e organizatorëve të turmës.

Dy grupimet e tjera që bënin ç’ ishte e mundur për ta shkatërruar protestën, por që sigurisht dështuan, ishin edhe njerëzit e blerë nga qeveria si dhe grupi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Të blerët shiteshin si qytetarë të lirë, që gjoja mbështesnin protestën, por në fund u zbuluan nga vetë studentët dhe u dëbuan.

Ndërkohë që një rol shkatërrues pati edhe Veliaj, i cili nga njëra anë donte të shkatërronte protestën dhe nga ana tjetër e kishte si garë për t’i treguar shefit të tij forcën që ka. Por që dështoi në të dyja tentativat.

Megjithatë studentët fituan! Rinia shqiptare tregoi se asgjë nuk i përçan në këtë rrugë të drejtë që kanë nisur. Askush nuk i mund ata deri në dëbimin e kësaj qeverie.

Ndaj sot protesta është e pastër më shumë se kurrë, dhe i pastër është qëllimi dhe objektivi i saj.

Modifikuar më Hënë, 17 December 2018 18:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...