Rama si urith në fakultetin e Gjeologji-Minierave

Tuesday, 18 December 2018 08:40

Një njoftim i shpërndarë për pedagogët e fakultetit të Gjeologji Minierat për të marrë pjesë në një mbledhje me Kryeministrin Edi Rama ka irrituar studentët që prej dy javësh bojkotojnë mësimin dhe janë në shesh për ti kërkuar qeverisë të tërheqë ligjin për Arsimin e Lartë.
Pasi i dështuan të gjitha mekanizmat për të përçarë studentët, si propagandën mediatike, përdorimin e majonetave sorosiane etj, Rama po përdor takimet me pedagogët për të ndalur protestat.
Pedagogët e fakultetit të Gjeologji Minierave u shantazhuan sot të jenë prezent në takim me Ramën, takim i cili ka nisur, por garda dhe policia nuk kanë lejuar mediat që të jenë prezentë.
Rama zgjodhi pikërisht Fakultetin e Gjeologji Minierave, ose si vetë studentët e quajnë në gjuhën popullore fakulteti i urithëve, pasi vetëm skutat i shkojnë përshtat në këtë moment çmendurie që po kalon.
Po pse ai zgjedh të bëhet urith? Ai ka lënë jashtë mediat ndërsa burime thonë se studentët kanë refuzuar të jenë pjesë, dhe për të mos u mediatizuar dështimi i këtij takim, që do të ishte i disati herë që kur ka nisur refuzimi i studentëve në dialog, Rama urdhëroi gardistët të mos lenë gazetarët të afrohen.
Ky është një stil i vjetër i Ramës. Stil diktatori, larg mediave, larg kundërshtarëve dhe në përfundim i shpërndarjes së trakteve se takimi kaloi me sukses e pedagogë e studentë ishin buzagaz për këtë takim me Ramën./ 55news.al

Modifikuar më Tuesday, 18 December 2018 09:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...