Emigrim masiv nga Atdheu i Dijes

Hënë, 24 December 2018 17:05

Nga Qemal SAKAJEVA

Te hyrja e Pallatit të Kulturës, nga ana e Kullës së Sahatit, ka një pllakë të mbërthye në mur, mbi të cilën, përveç siglës së stilizuar është shkruar Biblioteka Kombëtare. Njerëzit që ecin përpjetë për nga tregu, ose zbresin teposhtë për në sheshin Skënderbej, në të rrallë kthejnë te porta hyrëse, pikërisht aty, ku mund të lexosh Biblioteka  Kombëtare.

Dy burra, njëri nga ata që përshkoi gjithë gjatësinë e rrugës, siç  duke për nga tregu, dhe tjetri nga ata që ktheheshin për në Bibilotekë, ndaluan përballë hyrjes. Ata nuk ishin parë me njëri-tjetrin qyshkur,  ndaj dhe u takuan disi të përmalluar. Të dy ishin mbi mesoburra dhe me universitet të kryer.

-Për ku  kështu? - pyeti njeriu që merrej me biznes.

-Në Bibliotekë - u  përgjigj njeriu me disa libra në dorë.

(Ndërhyrje para kohë për lexuesin: besojeni se u tha si më poshtë dhe se nuk ka kurrfarë sajimi të bashkëbisedimit).

-Akoma në bibliotekë, ti?!

-Po.

-Të ketë ende njerëz që shkojnë aty?!

-Ka disa si puna ime.

 Ata u ndanë pikërisht aty.

Njëri nxitoi  pas parave.

Tjetri për te librat.

Kjo nuk ishte ndarje mes dy vetëve. Aty ishte kufiri i rrënimit: në këtë vend prej të cilit ka emigruar 40 përqind e popullsisë, është e sigurtë se numri i intelektualëve dhe të shkolluarve të larguar ia kalon kësaj përqindjeje. Por edhe për të mbeturit këtu është shërbyer një statistikë trishtuese: 1 000 000 veta nuk kishin lexuar asnjë libër gjatë vitit të kaluar. Por nuk ka një statistikë,  për të bërë me dije,  se sa është numri i atyre që i kanë braktisuar bibilotekat, atë kombetare, të qyteteve, të lagjeve nëse ka, dhe ato vetjake nëpër shtëpitë e tyre. Domethënë nuk dihet sa është numri i vërtetë i  të emigruarve nga “Atdheu i Dijes” - Libri.

Kombit, për shkak të emigrimit akapoliptik nga dijet dhe i të diturive, i është dëmtuar kompleksi imunitar për t’u mbrojtur nga çdo e keqe. Inteligjenca ka mbetur kështu, në minorancë numerike dhe të cilësisë së vet. Kjo është një nga arsyet, që shthurja e vlerave morale ka marrë trajta të epidemisë së kolerës. Kjo është një nga arsyet, siç shihet kudo e çdo ditë,  ka kaq shumë individë që shoqëria  i thërret me përcaktime shumë të të rënda.

Të gjithë e besojnë se ka një tronditje serioze të imunitetit në “kodin gjenetik” të kombit. Të shkolluarit e këtij vendi mbeten përgjegjës për frenimin e saj. Vetëmënjanimi përmes heshtjes, vetëlargimi duke emigruar nga atdheu dhe libri, heqin gurë nga  diga mbrojtëse. Të diturit ndahen mes tyre nga sjellja kundër së keqes, si detyrë për t’u përballuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...