OSBE: Hiqni shpifjen nga Kodi Penal!

E mërkurë, 26 December 2018 21:38

Ambasadori Bernd Borshard, në një intervistë për Top Story, insiston se dënimi me shpifje nuk duhet të jetë në Kodin Penal.

“Edhe pse nuk ndëshkohet me burg, shpifja prap mund të ndëshkohet me gjobë penale. Dhe është një dënim i kahkohshëm i OSBE-së dhe miqve tanë nga ODIHR-i, që shpifja të hiqet nga kodi penal dhe çështjet e shpifjes të trajtohen përmes kodit civil. E di që në disa shtete perendimore shpifja ndëshkohet me ligjin penal, por këto shtete kanë sisteme gjyqësore funksionale dhe Shqipëria ende po punon në këtë drejtim “, tha për Top Story Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt.

Por shpifja dhe përgojimi, për ambasadorin e OSBE-së, në Shqipëri po i kalon kufijtë e tolerueshmes.

Ambasadori Borshard tregon se jurisrudenca e Gjykatës Europiane për të Drejtat e njeriut, është kufiri që ndan shpifjen nga e liria e fjalës.

“Nga njëra anë, lajmet e rreme dhe shpifja janë të lidhura vetëm pjesërisht me vetëcensurën. Shifja shkakton reagime zemërimi dhe mund të çojë drejt vetëcensurës. Nga ana tjetër, ky nivel i lartë shpifjeje dhe përgojimi që vërej këtu shkon shumë përtej asaj që është e tolerueshme. Të gjithë ne kemi qenë vetë viktima të shpifjeve dhe kjo është e tmerrshme. Askush nuk duket se është i sigurtë. Shpifja është diçka që shkon, sigurisht përtej kufinjve të lirisë së medias dhe lirisë së fjalës”, tha Ambasadori i OSBE-së.

Modifikuar më E Enjte, 27 December 2018 14:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...