Reforma në Drejtësi, si institucione në varësi të Kryeministrisë

E Enjte, 27 December 2018 19:22

Shqiptarët donin një Reformë Drejtësie me institucione të pavarura dhe drejtues jo vegla të pushtetit dhe dëshira e tyre nisi realizimin me konsensusin e përgjithshëm të 140 votave kur mazhoranca dhe opozita votuan ndryshimet Kushtetuese.
Por kjo ide fillestare ndryshoi katërçipërisht rrugës, duke përfunduar në një projekt që vendos të gjithë sistemin e drejtësisë nën kontrollin e një njeriu-Edi Ramës, kryeministër aktual dhe kryetar i Partisë Socialiste.
Menjëherë pasi mori konsensusin e opozitës për të krijuar shumicën e cilësuar që nevojiteshin, Rama shfaqi tendencën e tij të kahershme për gllabërimin e drejtësisë.
Largoi opozitën dhe me forcën e kartonit nisi kështu kapjen e institucioneve që do të ngrinin Pallatin e ri të Drejtësisë. Rama la mënjanë “Pallatin” dhe ditë pas dite caktoi njerëzit që do ti mundësonin kapjen.
Në krye të organeve si, Komisionet e vettingut, KLP, KLGJ apo KED ai përcaktoi njerëzit e tij. Ushtarë këta të një sekti që shqiptarët e njohin, Sorosit.
Shkolla e Magjistraturës drejtohet nga Sokol Sadushi, kunati i Fatmir Xhafaj.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) drejtohet nga juristi i Soros-it, Gent Ibrahimi, kunati i deputetes dhe eksponentes së lartë të Partisë Socialiste, Mimi Kodheli. KLP ka rol thelbësor në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Ky institucion është përgjegjës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, por, sidomos për zgjedhjen e prokurorëve që do të jenë pjesë e Strukturës së Posaçme Hetimore, SPAK.
Prokurori i Përgjithshëm (i Përkohshëm), Arta Marku, e cila u zgjodh në detyrë në mënyrë antikushtetuese, është në krye të institucionit të Akuzës falë miqësisë së ngushtë me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Njohja mes tyre daton që në periudhën kur Marku qëndronte poshtë deputetit të sotëm në hierarki, kur Manja drejtonte Prokurorinë e Shkodrës.
Maxhoranca e Edi Ramës kontroll pjesën më të madhe të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Në këtë mënyrë, Partia Socialiste ka në dorë jo thjesht karrierën e gjyqtarëve e prokurorëve, por edhe përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, dy institucione të cilat janë thuajse inekzistente prej disa muajsh.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i cili është përgjegjës për renditjen e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, drejtohet nga gjyqtari i lartë, Ardian Dvorani, një bashkëpunëtor i vjetër dhe i ngushtë i Partisë Socialiste.
Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për karrierën e gjyqtarëve, emërimin, transferimin, komandimin dhe penalizimin e tyre. Pesë nga 11 anëtarët e tij, nga radhët e juristëve jo-gjyqtar, janë zgjedhur në KLGJ vetëm me votat e maxhorancës, në një proces të kundërshtuar forcërisht nga opozita. Pakica e brishtë e njerëzve të qeverisë në KLGJ mund të shndërrohet lehtësisht në shumicë vendimmarrëse, mjafton që të “joshin” të paktën një prej anëtarëve gjyqtarë. Në këtë mënyrë, Partia Socialiste, nëpërmjet njerëzve të saj në KLGJ, do të kontrollojë lehtësisht karrierën e gjyqtarëve.nsensusi i të gjithë forcave politike i arritur në korrik të vitit 2016 ishte në parim për ndryshimet kushtetuese dhe me një presion të fortë ndërkombëtar të segmenteve të Gorge Soros kudo që ato gjenden dhe përtej atlantikut.
Pra “Pallati i madh i Drejtësisë” i premtuar është shndërruar në disa zyra në varësi të Kryeministrisë dhe drejtuesit të saj Edi Rama.

Modifikuar më Premte, 28 December 2018 11:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...