Ndryshimet në qeveri tallje me studentët…

Premte, 28 December 2018 19:40

Nga Kastriot Islami/

Me ndryshimet e bëra Rama vetëm u tall me studentët dhe qytetarët.

Në mënyrë cinike rriti paaftësinë e qeverisë duke zëvendësuar disa manekinë prej kartoni me kukulla prej lecke. Tentoi të maskojë hajdutërinë e qeverisjes dhe lidhjet e krimit me kryeministrin duke i hequr djallëzisht identitetin kukullave qeveritare dhe shtuar anonimatin e qeverisjes.

Me shumë gjasa hapi i radhës do të jetë thirrja në prokurori dhe ndëshkimi i ministrave të korruptuar, disa prej të cilëve mund të kenë fatin e Tahirit. Ndryshimet ishin konfirmim i plotë i kritikave të opozitës dhe pranim i pjesshëm i kërkesave të qytetarëve dhe studentëve.

Radhën tani e ka Rama sepse pjata me mish të prishur, e gatuar nga i njëjti kuzhinier që ndryshon vetëm garniturën vazhdon të jetë helmuese dhe e neveritshme për qytetarët.

Ndryshimet janë provokuese për ndërkombëtarët, pra të dyshimta dhe të papranueshme prej tyre. Asnjë ndryshim nga çfarë pritej, lidhjet e Ramës me korrupsionin, krimin, trafiqet dhe pastrimin e parave mbeten, ato vetëm përqendrohen më shumë te Rama ndërkohë që ai lëviz më lirisht fijet e kukullave prej lecke që formalisht marrin drejtimin e ministrive, sepse buxheti dhe pasuritë kombëtare do të menaxhohen nga Rama me oligarkët dhe kriminelët.

Në thelb asgjë nuk ka ndryshuar, madje në tërësi qeverisja ka degraduar dhe kyështë një lajm i mirë se do të vetëm kështu do të vithiset me shpejt.

***

Sepse në realitet, studentët janë në protestë për shkak të gjendjes sociale të padurueshme dhe nuk ju intereson fare se cila kukull apo manekin është ministër. Në realitet zemërimi studentor është i grumbulluar prej kohësh por revolta aktuale është antiqeveritare, një shuplakë dhe grusht i fortë kundër arkitektit të kësaj krize të fundit, Edi Ramës, që është shkaktari kryesor i kësaj krize. Sepse Rama është personi që zemërimin e grumbulluar prej vitesh e ka nxitur të derdhet, me korrupsionin e tij të pashembullt, me lidhjet e tij personale të fuqishme me krimin, me paaftësinë e tij legjendare për qeverisjen dhe mbi të gjitha me mashtrimet dhe cinizmin e tij tipik të lidhura me karakterin e tij arrogant e pervers. Ministrat e korruptuar e kanë ndihmuar vetëm të shtyjë 5 vjet dhe tani mendon ta shtyjë përsëri edhe pak kohë duke menduar se me ndryshimet do të mashtrojë qytetarët.

***

Rama mesa duket bën sikur nuk e kupton se kjo protestë studentore ka nxjerrë në dritë të diellit vetëm majën e ajsbergut të zemërimit mbarëqytetar. Nuk ka asnjë dyshim se revolta studentore është simbol i revoltës mbarëqytetare. Në një fare kuptimi, kjo protestë studentore është dhe do të jetë lokomotiva e protestës mbarëqytetare qëështë e orientuar kundër përgjegjësit të vetëm Edi Ramës.

***

Rama ndjehet i frikësuar se kjo protestë studentore ka meritën e madhe të nxjerrjes në dritë të diellit të vërtetës mbi Shqipërinë reale, pra të gjendjes së vërtete që përjetojnë çdo ditë shumica dërmuese e qytetarëve. E asaj Shqipërie të vërtetë, të fshehur e madje të vrarë deri dje nga mekanizmi përbindësh i propagandës dhe dizinformimit qeveritar, të mishëruar turpërisht në ERTV e Edi Ramës. Një mekanizëm oruellian që me megafonët e gënjeshtrave të propagandës ed-endriane dhe dritat e verbimit të studiove luksoze ku ishin prezentë lolot e pështirë të shpëlarjes së trurit kishte arritur deri dje të fshihte korrupsionin e qeverisë, lidhjet e saj me krimin dhe paaftësinë historike e arrogancën e Edi Ramës. Dhe ndërkohë që studentët drejtojnë gishtin nga Edi Rama ai ju tregon ministrat e shkarkuar që presin me sy të zgurdulluar ndëshkimin e Ramës

***

Në realitet kjo protestë studentore ka ndriçuar mbarë opinionin vendas e ndërkombëtar për bëmat dhe zullumet individuale të Edi Ramës, duke e nxjerrë atë ‘lakuriq’ në sytë e të gjithëve, pavarësisht se ai përpiqet të fshihet pas fustaneve të ministrave të shkarkuar. Tani studentët dhe qytetarët kanë para syve kryeministrin më të korruptuar dhe më të inkriminuar në historinë e Shqipërisë. Personin politik më të paaftë dhe më diletant që ka njohur Shqipëria deri më sot për të drejtuar vendin por njëkohësisht edhe më qesharakun që me shfaqjet e tij prej kllouni e tipike donkishoteske përpiqet për ti shpëtuar ndëshkimit duke vazhduar me mashtrimet e neveritshme për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë e thellë. Ndërkohë që kjo krizë kapilare ka kapur të gjithë vendin dhe shoqërinë shqiptare, një krizë që pritet të shpërthejë fuqishëm në ditët e javët në vijim dhe pasojat e së cilës duken të tmerrshme dhe vështirësish të imagjinueshme, Rama tinëzisht më ndryshimet e bëra kërkon t’ju hedhë hi syve qytetarëve.

***

Në të vërtetë Rama është i ndërgjegjshëm se kjo protestë studentore e ka tronditur fuqimisht atë sepse ajo po i ka shkatërruar themelet e mënyrës së qeverisjes së tij rilindase, madje duke shkuar edhe më thellëe më larg se kaq, duke e detyruar të shkallmojë edhe vetë Rilindjen. Sepse jo vetëm studentët por edhe qytetarët e revoltuar nga e gjithë Shqipëria, kanë filluar të shprehen pa frikë, e madje shpesh edhe egërsisht, në rrjetet sociale e telefonatat e përditshme në programet e mëngjesit, për ndëshkim dhe sekuestrim të pasurive të të gjithë atyre që i kanë zhgënjyer, i kanë rrënuar të ardhmen dhe i kanë vrarë shpresën, duke stigmatizuar veçanërisht Rilindjen e dështuar e shkatërrimtare dhe më direkt vetë Edi Ramën. Ky duket si një vullkan, gati në shpërthim që i ka rrënjët shumë më të thella sesa 8 kërkesat e studentëve, llava e të cilët duket se përvëloi jo vetëm thjesht Rilindjen por edhe të gjithë mekanzimat e saj, oligarkinë ekonomike, bandat e krimit në shërbim të saj dhe të gjithë makinerinë mediatike të mashtrimit, shpifjes e të dizinformimit. E natyrisht do të djegë përfundimisht edhe vetë Edi Ramën që po tenton të shpëtojë duke fituar kohë.

***

Ndryshimet e bëra konfirmuan gjithashtu faktin e pamohueshëm se kjo protestë studentore e ka frikësuar në palcë Edi Ramën duke e stigmatizuar atë vetëm përballë dhe kundër të gjithëve, si arkitektin e së keqes së madhe që ai e ktheu në model suksesi për klientelën e tij dhe në rrënim për jetën e të gjithë shqiptarëve por edhe si përgjegjësin kryesor të gjendjes së mjerueshme në të cilën gjenden shqiptarët dhe që prej vitesh i ka vrarë shpresën e i ka detyruar të emigrojnë. Që nënat si asnjëherë tjetër në historinë mijëvjeçare të këtij vendi, të qajnë se fëmijët nuk largohen dot me shpejtësi nga ky ‘vend që nuk bëhet’ dhe ‘është bërë e pahetueshëm dhe nuk ka asnjë të ardhme për fëmijët’.

***

Ndryshimet në qeveri Rama i bërë se ka kuptuar se kjo protestë studentore e ka vendosur atë përballë dhe kundër me të gjithë. Se kjo protestë i ka bërë të qartë Edi Ramës se të gjithë hilet e tij tradicionale, marifetet e zakonshme tinëzare dhe mashtrimet e neveritshme nuk do të mund ta ndihmojnë të shpëtojë nga shporrja e ndëshkimi popullor. Madje ndjehet i frikësuar se përballë kësaj vale të fuqishme popullore që përgatitet të vërshojnë ditët e javët në vijim, shumë nga kukullat e vjetra të klientelës së tij do ta tradhtonin, disa nga bashkëhajdutët e kriminelët do ti ktheheshin kundër, por edhe mjaft nga ndërkombëtarët do ti zbulojnë bëmat e zullumet. Ai e ka shumë frikë se nuk do të ketë as kohë dhe as mundësi ti shpëtojë ndëshkimit të revoltës shpërthyese, dhe kështu nuk do të ketë asnjë mundësi të gëzojë paratë e vjedhura e të fshehura në llogari off shore dhe as të fshihet si azilant politik tek ‘miqtë’ e tij të cilët i ka mirëpaguar apo që ai mendon se i kanë siguruar in ekstremis një vend strehimi për shkak të shërbimeve që ju ka bërë duke ‘tradhëtuar’ interesat kombëtare.

***

Kjo protestë studentore e ka tmerruar Edi Ramën se ai ndjen se së bashku me kupolën e tij të Rilindjes gjendet përballë revoltës dhe hakmarrjes së viktimave që Rilindja dhe prandaj Rama tinëzisht ka menduar ti shmanget së koti kësaj përballje duke hequr disa ministra.

Por edhe pas ndryshimeve në qeveri thelbi nuk ka ndryshuar sepse numri i qytetarëve, përballë një grushti oligarkësh e banditësh prej 0,01 për qind të popullsisë, është shumë i madh, gati, gati përfshin të gjithë popullsinë, ndonëse aktualisht një pjesë e madhe e tyre ende nuk është aktivizuar ndërkohë që shprehet në mbështetje paekuivok për protestën studentore.

Në këtë grupim të madh bëjnë pjesë të gjithë njerëzit e ndershëm. Të gjithë njerëzit e aftë, të arsimuar të diplomuar dhe të kualifikuar. Të gjithë biznesmenët e vegjël e të mesëm që mezi presin të shpëtojnë nga zgjedha e oligarkisë. Të gjithë artistët me dinjitet, të cilët Rama me cinizëm e arrogancë i ka denigruar dhe flakur rrugëve, duke i prishur edhe shtëpinë e tyre të vetme, Teatrin Kombëtar.

Të gjithë juristët e aftë, gjykatësit e prokurorët e ndershëm, avokatët e talentuar, të gjithë individët me integritet që kanë refuzuar të bëhen pjesë e reformës djallëzore dhe të dështuar të drejtësisë. Të gjithë mjekët, infermierët, punonjësit e shëndetësisë që cilat nuk kanë pranuar me dinjitet dhe integritet të bëhen pjesë e zullumeve të tij në sistemin shëndetësor, madje një pjesë e madhe e të cilëve, me shumë dhimbje por të ofenduar rëndë nga Rama, kanë përgatitur valixhet për të emigruar.

Të gjithë gazetarët e ndershëm e të guximshëm që janë denigruar si besnikë të së vërtetës dhe vrasës të mashtrimeve, që jetojnë në varfëri e të papunë apo kanë emigruar së shumica e medias është vënë në shërbim të oligarkisë

politike dhe shërbëtores së saj mediatike.

Të gjithë oficerët e ushtrisë e të policisë që vuajnë njëlloj, mos më keq se qytetarët e tjerë. Dhe që prej 3-5 vitesh kanë aplikuar për tu larguar nga vendi sepse Rama dhe Rilindja i përdor si mish për top për bërë gjoja sikur lufton krimin ndërkohë që shefat e tyre pasurohen duke mbjellë kanabisin, duke trafikuar drogat e forta dhe duke bashkëpunuar me familjet e klanet mafioze. Të gjithë minatorët, naftëtarët, fermerët që janë kthyer në skllevër apo bujkrobër të oligarkisë që vjel fitime të majme dhe paratë e vjedhura ju blen votat.

Të gjithë socialistët e thjeshtë e të ndershëm që kanë qenë të detyruar gjatë këtyre 5 vjetëve të vuajnë edhe zhgënjimin e qeverisjes së Rilindjes që ju ka vjedhur partinë e tyre dhe po ja përdor për pasurimin e një grushti qeveritarësh afër Ramës dhe ata po i trajton shumë më keq se kur ishin në opozitë. Prandaj ndryshimet në qeveri nuk kanë asnjë vlerë dhe nuk mund të mashtrojnë qoftë edhe një individ.

***

Rama është edhe më i pashpresë pas ndryshimeve sepse tronditjen më të madhe Edi Rama e ka nga revolta dhe protesta e studentëve, e nxënësve të shkollave, përgjithësisht nga revolta rinore, të cilët ja dhanë Ramës përgjigjen për ndryshimet në qeveri. Sepse të rinjtë e ndershëm e të talentuar e konsiderojnë të Edi Ramën vjetër në çdo kuptim, të pabesueshëm për të negociuar, pa integritet dhe të tejkaluar, sepse të rinjtë nuk mund të pranojnë të drejtohet vendi në vitin 2020 nga një kufomë politike që kërkon të ngjallet duke ndërruar shërbëtorët apo të përcaktohet e ardhmja e tyre nga hajdutët në pushtet, nga kriminelët dhe klanet mafioze që i kërcënojnë sigurinë madje duke tentuar të marrin në kontroll edhe universitetin. Sepse është pikërisht Rama me një grusht oligarkësh që kanë tradhtuar interesin publik dhe interesat kombëtarë dhe duke menduar vetëm për pasurimin e tyre i kanë lënë studentët, familjet e tyre dhe të gjithë qytetarët në gjendje ekstreme të mjerueshme, duke ju vrarë shpresën dhe ëndrrat e së ardhmes.

***

Kjo protestë studentore e ka tmerruar Edi Ramën. Ai ka ende, edhe pas ndryshimeve në qeveri, shumë dilema e sëkëlldi, sepse nuk e ka të qartë sesi do të mund të shpëtojë. Të largohet butësisht por ka shumë frikë nga ndëshkimi qytetar. Të qëndrojë forcërisht por ka frikë nga shpërthimi i papërmbajtshëm i zemërimit studentor. Të largojë e ndëshkojë enturazhin e manekinë që siç bëri sot për të shpëtuar prapanicën e tij por ka frikë se ata do ta tradhtojnë dhe do të jenë të gatshëm ta shantazhojnë dhe ta fundosin para se ai ti dojë në gijotinën e Arta Markut, njëlloj siç veproi Saimir Tahiri.

Në krye të një qeverie anonime dhe pa identitet, mendon se ka më shumë shanse të vihet në krye të protestës por ka kuptuar se të rinjtë inteligjentë e kanë kuptuar këtë mashtrim dhe prandaj nuk e besojnë dhe do ta denigrojnë. Të fillojë të lëpihet dhe jargavitet, siç ai e ka zakon kur ndodhet në gjendje të vështirë, por edhe për këtë veprim ka dilemën e madhe se mos është shumë vonë dhe se studentët, inteligjentë e të zgjuar, nuk do ta gëlltisnin këtë manovër mashtrimi. Kjo protestë po e çmend se e i ka shkatërruar të gjithë marifetet e hilet dhe i ka shembur të gjithë rrugë-daljet fshehta për të shpëtuar tinëzisht.

Për më tepër që studentët po tallen seriozisht me të edhe për ndryshimet tinëzare në qeveri. Një gjë tashmë është e sigurtë: Rama tani e ka radhën, Ai s’do të mund të largohet siç ka deklaruar ‘kur do të donte ai vetë’ por nga revolta studentore/qytetare, madje duket se edhe mënyra e largimit të tij do të jetë e merituar për një oligark të inkriminuar… se bashku me bashkësinë e kukullave prej lecke.

Madje Ramën nuk do të mund ta shpëtojë as ardhja në qeveri e ‘prestigjatorit të vjedhjeve’ dhe as mbyllja e rrugës për kandidimin e lalit.

© SYRI.net

Modifikuar më Saturday, 29 December 2018 13:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...