Vuçiç në rënie, njeriu i tij ministër në Tiranë

Diel, 30 December 2018 12:36

Beogradi është pushtuar këto kohë nga protesta dhe demonstrata të jashtëzakonshme kundër Vuçiç-it dhe politikës së tij putiniste, në përndjekje dhe eliminim fizik të kundërshtarëve politikë.

Me mijëra kanë mbushur sheshet dhe presidenti serb, njëlloj si miku i tij i ngushtë,  Kryeministri shqiptar Rama, është në gjendje shumë të vështirë. Populli i tij e ka vënë me shpatulla pas murit.

Dhe Rama këtej nga Tirana nuk e shikon këtë gjendje në rënie të sigurt të vëllait të tij serb Vuçiç. Madje Rama vijon të ruajë marrëveshjen dhe bindjen e plotë ndaj tij.

Vetëm pak ditë më parë Rama e bëri Vuçiçin me ministër të Jashtëm në Shqipëri.  Gent Cakaj, fëmija i ‘birësuar’ i Baton Haxhiut” është tashmë kryediplomati shqiptar. Dhe në këtë mënyrë Rama e ka vënë diplomacinë shqiptare, e cila konsiderohet kyçe për stabilitetin rajonal, në shërbim të planeve serbe për Serbinë e Madhe.

Kështu që Rama nuk do ta shohë rënien e vëllait të tij serb Vuçiç. Por edhe këtë herë Kryeministri ynë nuk di ta lexojë realitetin dhe vazhdon me realitetin e tij paralel. Në Ballkan ka ardhur fundi i diktatorëve. Rama dhe Vuçiç do të jenë të fundit që do ta mbajnë këtë epitet në rajonin tonë. Dhe e sigurt është që kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Rënia e diktatorëve dhe hajdutëve, që nuk u mjaftuan duke vjedhur popujt e tyre, por duan të bëjnë edhe tregti kufijsh, është e sigurt.

Modifikuar më Diel, 30 December 2018 19:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...