Mashkulli i dushit dhe Surreli i panjohur*

Premte, 04 Janar 2019 10:30

Nga Mishel Koçiu

Epsheve te kryeministrit për protagonizëm, iu shtua dhe një ledhatim tjetër: Plotësimi i pjesshëm, në forme traileri filmik, i ëndrrës narcizike të lartgjatësisë për një rol në kinema, si kryemashkull dushi, krevati e studiosh televizive, ndërkohë që ka 20 vjet që luan rolin e pështirë të shpëtimtarit në telerealitetin e trishtuar shqiptar. 
Bëhet fjalë për një spot televiziv, që lajmëron praninë e tij në një emision humoristik. Spoti boshtëzohet rreth sloganit “Kur do flasim”, batutë që javë të shkuara, kryeministri e përdori disa herë në rrjetet sociale, si diçiturë të ca selfieve të veta, plane të afërta të fytyrës së përdëllyer kryeministrore, të cilat me tepër se sa ftesa të mirëfillta për dialog me studentët, ngjanin si përgjërime të shpifura pedofilike.
Një reklamë e kuruar me kujdesin e një videoklipi të kushtueshëm (mizanskena e ditë të tëra filmimesh e montazhi ritmik) për ta bërë sa më të mezipritur praninë e kryepërgjegjësit të halleve në një ekran televiziv kombëtar.
Përçmimi kryeministror për publikun e vënë përfund, shënon një kulm me këtë spot televiziv bythëlëpirës. Po atë kulm që arrin babëzia e tij për popullaritet! 
Për kolegët e mi të ekranit që bashkëgatuajnë këtë maskarade, ndjej vetëm dhimbje e mëshirë! Kur kamerat hynë në bunkerin e Surrelit, do t’i bënim një shërbim të çmuar publikut sikur të tregonin interieret e kushtueshëm, në vend të masturbuesit të mallos, që majmunezonte bajatshëm një rol të shpëlarë vetëdashurie!


*Marrë nga profili i autorit në fb. Titulli i redaksisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...