Pse i refuzohet liberalizimi i vizave Kosovës?

Hënë, 07 Janar 2019 10:54

(Eastern European Ballkans)

Pasi Komisioni Europian konfirmoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha detyrimet për liberalizimin e vizave në 18 korrik 2018, u duk se këtij procesi, të nisur në 2012, po i vinte fundi. Me të vërtetë, në 13 shtator, Parlamenti Europian miratoi me 420 vota pro dhe 186 kundër propozimin për të ndryshuar listën e atyre vendeve të cilat duhet të aplikonin për vizë për të udhëtuar në vendet e BE-së.

Megjithatë, topi duket se ka ngelur në oborrin e Këshillit të Europës, pra tek ministrat e brendshëm të vendeve anëtare. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të zyrtarëve të Kosovës, vendimi ende s’është marrë dhe nuk ka as shenja se situata do të ndryshojë në një të ardhme të afërt.

Por,çfarë e mban larg Kosovën që t’u bashkohet atyre vendeve të rajonit, që e përfituan liberalizimin e vizave në 2010? Si humbi ai vrull optimizmi, fillimisht nga rezervat e shprehura nga kancelari austriak Sebastian Kurz dhe më pas nga deklarata e Komisionerit Hahn se liberalizimi i vizave s’kishe për të ngjarë para 2020?

Të gjitha kriteret janë plotësuar

E pyetur nga “European Western Balkans” për të komentuar mbi deklaratën e Komisionerit Hahn, Shërbimi i Jashtëm i BE-së u shpreh se në raportin e korrikut, Komisioni kishte konfirmuar se Kosova kishte përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, përfshirë dhe dy kërkesa të rëndësishme: ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe rritjen e kapaciteteve hetuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.  “Tanimë, i takon Parlamentit Europian dhe Këshillit të për ndërmarrë hapin për të liberalizuar vizat me Kosovën”, tha zëdhënësi i Sherbimit të Jashtëm të BE-s.

Ky konstatim u elaburua më tej për portalin “European Western Balkans” nga Tanja Fajon, anëtare sllovene e Parlamentit Europian dhe Raportuese në komisionin për të drejtat civile, drejtësinë dhe cështjet e brendshme. “E theksoj se shtetet anëtare duhet të aplikojnë të njëjtin standard për Kosovën, sikurse kanë bërë gjatë viteve të fundit me Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Me përmbushjen e kritereve, ne duhet të kishim bërë punën tonë sepse rrezikojmë të humbasim besueshmërinë tonë”, tha Fajon në nëntor.

Sipas raporti të korrikut të Komisionit Europian, Kosova ka bërë progres të rëndësishëm për liberalizimin e vizave. Numri i azilkërkuesve në BE nga Kosova ka pësuar rënie të ndjeshme me 36%, nga 11,675 në 2016 në 7,40 në 2017 dh nëse e krahasojmë me vitin 2015, rënia përllogaritet me 90%. Raporti ka nxjerrë në pah “ndërmarrjen e fushatave ndërgjegjësuese në të gjitha komunat e Kosovës për të informuar qytetarët mbi të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga liberalizimi i vizave”.

Megjithatë, ndonëse kjo është provuar e mjaftueshme për zyrtarët europian, ideja e liberalizimit të vizave nuk pritet mirë nga disa qeveri të shteteve anëtare. “Ne i dërguam një sinjal të fortë Kosovës dhe qeverive të BE-së se qytetarët e meritojnë të udhëtojnë lirisht. E kam thënë në shumë raste se topi tani është në duart e qeverive të BE-së. U kam bërë thirrje që ta realizojnë këtë gjatë Presidencës Austriake të Këshillit dhe ne do të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi këtë cështje”, tha Fajon.

“Moment i keq”

Fakti është se kujtimet e freskëta të krizës së madhe të emigracionit po luajnë një rol negativ në vonesën që po i shkaktohet Kosovës në liberalizimin e vizave, sikurse është theksuar në studimin e Euractive botuar në nëntor, nga Donika Emini, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studimet e Sigurisë dhe Zoran Nechev, kreu i Qendrës së BE-së për Integrimin në Institutin për Demokraci “Societas Civilis”, njëkohësisht anëtar i Ballkanit në Grupin e Këshillimit Politik Eurpian (BiEPAG). “Ekziston frika për një emigracion masiv nga Kosova drejt një Europë e cila po e rimerr veten nga vala e emigracioneve të 2014-2015, e cila mund të keqpërdoret nga partitë populiste”, shkruan Emini dhe Nechev.

Si kundërargument, ata nxjerrin në pah rënien e numrit të azilkërkuesve nga Kosova si dhe të riatdhesimeve, që ranë nga 18,789 në 2015 në 4,509 në 2017.

Ky interpretim i zhvillimeve të fundit mbështetet edhe nga Artan Murati, studiues në Institutin Demokratik të Kosovës. “Problemi kryesor për liberalizimin e vizave për Kosovën është qëndrimi i shteteve të fuqishme të BE-së për pasojat që mund të ketë me azilkërkuesit nga Kosova. Pati një fluks kosovarësh që kërkonin të largoheshin nga vendi në 2014 dhe 2015, kryesisht për të kërkuar azil në Gjermani, Francë dhe Holandë”, u shpreh Murati. Ai shtoi se këto vende (sipas “Zëri”-t, dhe dhjetë vende të tjera) kanë dyshime të forta për liberalizimin e vizave me qytetarët e Kosovës.Përgjegjësia për këto zhvillime, sipas Muratit, nuk gjendet vetëm tek qeveritë europiane. Në fakt, procesi i përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave mori shumë kohë, cka solli një komplikim të situatës.

“ Tashmë, vendimmarrja në BE është mjaft e komplikuar, kryesisht për shkak të Brexit dhe zgjedhjeve të ardhshme në Parlamentin Europian. Kësisoj, institucionet e Kosovës duhet të veprojnë dhe të ndërmarrin fushata të ndryshme për ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi regjimin e liberalizimit të vizave”, deklaroi Murati.

Por, a është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë një kusht shtesë? Fakti se deklarata e komisionarit Hahn për vitin 2020, si datë të mundshme për liberalizimin e vizave, erdhi gjatë një vizite të tij në Prishtinë, fill pas vendosjes së tarifave 100% mbi mallrat serbe dhe boshnjake, krijon përshtypjen se Kosova është ndëshkuar për minimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve, i cili ka pësuara shumë prapaktheu gjatë këtij viti.

Megjithatë, deklarata  e Kancelarit austriak Kurz se “Kosova duhet të tregohet e kujdesshme kur flitet për afate”, erdhi pasi marrëdhëniet qenë tensionuar serish, çka tregon se normalizimi i marrëdhënieve është një çështje e dorës së dytë për vendet europiane, të paktën për çështjen e liberalizimit të vizave.

Në fund, ka nga ata që pretendojnë se, duke ndjekur këtë politikë, BE ka hequr dorë nga një levë e rëndësishme të ushtrimit të presionit mbi Kosovën për t’i lëshuar pe Serbisë në kontekstin e procesit të normalizimit. Njëri syresh është Tim Judah, gazetar britanik dhe ekspert mbi Ballkanin. “Nuk jam i sigurt nëse vendimi mbi tarifat do të revokohet së shpejti dhe pse duhet hequr? Çka Kosova kërkon nga BE është liberalizimi i vizave, por duket se shumë vende janë gati të vejnë veton e për pasojë BE nuk ka shumë instrumente në dispozicion”, deklaroi Judah për të përditshmen serbe “Danas”.

Sido që të jetë, nëse procesi i normalizimit është prekur apo jo nga mungesa e liberalizimit të vizave, ky izolim që i bëhet Kosovës ka hasur kritika. Fajon ka dënuar sjelljen e BE-së..

“Është e papranueshme që disa politikanë përpiqen të politizojnë një proces, të vendosur kushte të reja e të vonojnë liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë. Është e papranueshme në një kohë kur kushtet janë plotësuar ndërsa BE-ja nuk vepron”, theksoi ajo.

Modifikuar më Hënë, 07 Janar 2019 15:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...