Me sondazhe fake u rrëzuan gjigandë, e jo më qeveria Rama

E mërkurë, 09 Janar 2019 20:50

Në foto është sondazhi i fundit (16 tetor 2016), para zgjedhjeve në Amerikë, që The New York Times zhvilloi në garën elektorale mes Donald Trump dhe Hillari Klintonit.
Të gjithë menduan se Trump, siç e tregonin edhe sondazhet e porositura, do të humbte garën, por sot jemi në mesmandatin e tij dhe Trump jo vetëm që nuk e humbi garën, por sot po shënon arritjet më të mëdha në historinë e Amerikës, si papunësia dhe politika e jashtme.
Situata paraqitet e njëjtë edhe në Shqipëri. Ne kemi një kryeministër që përdor sondazhet sa herë që është në vështirësi dhe nëpërmjet mediave të blera shpërndan sajesa e rezultate si ato të 92% me 8%.
Ky kryeministër që shumë herë ia ka dalë me propagandë dhe sondazhe, thërret sejmenët e vetët dhe sorosit, me ca institute që nuk ekzistojnë dhe bën sondazhe para zgjedhjeve ose sa herë vendi është në krizë.
Dhe sejmenët e oborrit e kënaqin kryeministrin, njësoj si fotoja më lart. Por sa mund të qëndrojnë këto sondazhe. Me fake sondazhe u rrëzua NTimes, CNN e jo më sejmenët e oborrit të Ramës. Koha po tregon se sondazhet dhe propaganda po i kthehet në bumerang.
Po cilat janë sondazhet e vërteta që shqiptarët po njihen ditë pas dite?
Sondazhet e vërteta janë skandalet e njëpasnjëshme. Sondazhet për Ramën janë ministrat që i gjykohen për trafiqe. Sondazhet për Ramën janë megaskandalet si ajo e Unazës së Re. Sondazhet e Ramës janë fasadat e rrënuara nga studentët. Sondazhet për Ramën janë dhënia me koncesion e miliona eurove. Sondazhet e Ramës janë deputetë që i arrestohen për afera korruptive dhe lidhje me banda të fuqishme që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri dhe jashtë.

Modifikuar më E Enjte, 10 Janar 2019 09:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...