Rama ka lidhje më Kosovën, sa ka me Xhibutin

E Enjte, 10 Janar 2019 13:59

Që Edi Rama e ka kthyer të gjithë politikën e tij në funksion të gënjeshtrave dhe propagandës së tij të neveritshme, ky është një fakt që edhe mbështetësit më të mëdhenj të tij janë duke e pranuar.

Por që të arrijë deri aty sa çështjen më të rëndësishme të shqiptarëve, çështjen historike kombëtare, ta përdorë thjesht për show politik kjo është e patolerushme.

Edi Rama ka treguar në të gjithë këto vite sa ai i urren të gjithë shqiptarët, kudo ku ato jetojnë në trojet e tyre etnike. Edi Rama nuk është asgjë më shumë sesa thjesht një maskara që e përdor nacionalizmin si strehën e fundit të tij.

Ai ka tashmë më shumë se 5 vite kryeministër i Shqipërisë. Çfarë ka bërë ai për Kosovë?!

Nuk k pasur asnjë plan dhe nuk ka bërë asgjë për lidhjen ekonomike dhe shpirtërore mes dy vende. Përkundrazi, ka bërë gjithçka që t’i përçajë dhe t’i ndajë shqiptarët. Taksa në Rrugën e Kombit është thjesht fakti i parë që të vjen ndërmend.

Çfarë ka bërë Rama dhe qeveria e tij për njohjen ndërkombëtare të Kosovës?! Zero, asgjë!
Çfarë kanë bërë për anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare dhe forcimin e saj si shtet?! Zero, asgjë!

I vetmi plan që ka Rama në mendje për shqiptarët në Kosovë janë projektet klienteliste dhe antikombëtare në bashkëpunimin me Vuçiçin dhe Erdoganin. /55news.al/  

Modifikuar më E Enjte, 10 Janar 2019 16:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...