Kush po i ve zjarrin marrëdhënies me Kosovës dhe Shqipërisë

E Enjte, 10 Janar 2019 16:45

“Turp”? Për cfarë?

Si mundet të përkufizohen, përgjithësohen, acarohen, shpërdorohen marëdhëniet e shqiptarëve këndej kufirit me ata të Kosovës nga mosdekretimi i argumentuar ligjërisht i ministrit me origjinë nga Kosova e me dy pasaporta prej Presidentit të Republikës?

Kush po do ta fryjë këtë lloj zjarri të rrezikshëm mes një kombi në dy shtete, duke na detyruar t’i kërkojmë falje Kosovës për “turpin” e madh? Në një kohë kur Serbia kryeneçe pret shkëmbim territori, arrin të lobojë deri në Bruksel e Washington, pa e njohur Kosovën, pa kërkuar ndjesë për krimet e luftës, çel kapituj negociatash ndërsa zyrtarët tanë të lartë s’dimë kur kanë shkelur për herë të fundit në Bruksel e në Kosovë shqiptarët janë izoluar prej mosliberalizimit të vizave.

Dhe pse u dashka të cilësojmë këtë “turp” e jo mungesën e çertifikatës së sigurisë nga ana e ministrit të propozuar, që ka vënë në rrezik informacionin e klasifikuar shtetëror? Po fakti që verifikimi i tij me paisje çertifikate është bërë brenda një dite në shkelje të ligjit? Si mundet t’ja lëmë përshtypjeve individuale dhe librave të lexuar vlerësimin nëse një djalë duhet të ketë në dorë Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme? Si mund të quhet “turp” mosdekretimi i tij nga presidenti, në kushtet e citimit të shkeljeve ligjore e mungesës së sigurisë kombëtare dhe t’i kërkojmë falje Kosovës për këtë gjë?

Po a i kërkuam falje për çmimin e referencës së patateve, për tarifat e Rrugës së Kombit që kanë shtrenjtuar ardhjen e vajtjen, për qëndrimin jo në favor të saj në raport me synimet e Serbisë për rishikim territoresh?

Dhe mbi të gjitha kush do të kërkojë falje për institucionet, që nuk i pyet askush, as vetë kandidati për ministër, që i lejon vetes pa nisur, të shkelë ligjin? Ndonjë “turp” për shkelmin ndaj shtetit, kushtetutës e ligjit, që konsiderohen si pengesë për pushtetin a do klithet?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...