Peshqit kundër kuksianëve, Ramës i duket vetja si Poseidoni

Premte, 20 Prill 2018 16:27

Nga Luçiano Boçi

Peshqit kundër kuksianëve - Piktura kundër fotos. Kjo është fabula e turpit e seancës së sotme që po zhvillohet në Shkodër.

Shteti i sfurkut dhe i peshqve, siç dhe e kanë pikturuar vetveten, kërkon të gjunjëzojë shpirtin e revoltës së qytetarëve të thjeshtë kuksianë. Ky është vendi ynë i mbrapshtë. Ata që zihen për “thesin” të cilit i turren me sfurk në dorë, glorifikohen. U jepet spektër. U vendosen kurora.  Paraqiten si të fuqishmit “e detit”, që s’ka rrjetë që t’i kapë. Janë dhe me kallash pale! (piktura poshtë).

Madje këtij butaforikut K/ M i duket vetja si Poseidoni, ndërkohë që është peshku i madh.

Në anën tjetër janë e drejta dhe e vërteta. (foto poshtë).

Janë ata që luftojnë çdo ditë me padrejtësinë, në emër të fëmijëve të tyre, për bukën e gojës, por që janë rrëmbyer nga shteti, desha me thënë, sepse në fakt është banda-shtet e peshqve.

E drejta sot me pamjen e kuksianëve, është vënë në bankën e të akuzuarve. ....por një ditë dhe uji i detit nuk do mjaftojë për të larë njollën e turpit të peshqve tanë të vetkënaqur që duke lozur me paratë e shqiptarëve, bëjnë sikur qeverisin.......dhe vetëm rrëmbejnë, grabisin, dhunojnë njerëzit e thjeshtë me drejtësinë e bërë sfurk, me policinë sfurk, me institucione sfurqe, me shtetin sfurk.

P.s 
Ata që kanë kohë që kërkojnë peshqit, mund t’i bëjnë download pikturës dhe pastaj të bëjnë ndonjë deklaratë “të fortë”, për sukses absolut!!!!

2

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...