Erion Braçe, noteri i aferave korruptive të Ramës

Premte, 28 December 2018 18:35

Erion Brace, deputeti i Rilindjes dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë shihet tek propagandon në ekranet televizive, mediat e paguara dhe kapura nga pushteti, tek përdridhet për të bërë parimorin me kolegët, por në fakt ai është personalisht përgjegjës për aferat korruptive që po i ndodhin dhe vazhdojnë t’i ndodhin këtij vendi.

Ai është po aq përgjegjës sa Arben Ahmetaj dhe Edi Rama si dhe ministrat e tjerë në vjedhjen që po i bëhet qytetarëve duke e zhvatur ekonominë e Shqipërisë. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe për një njeri që nuk ka integritetin e duhur për të qenë në tempullin e demokracisë shqiptare, Parlament, e jo më në krye të një Komisioni të rëndësishëm që duhet të jetë balanca mes qeverisë dhe kuvendit, sigurisht për të mbajtur anën e qytetarëve. Nën Rilindjen, veç krimit të ngritur në sistem, korrupsioni galopant e ka gërryer shoqërinë dhe këtu nuk bëhet fjalë për vjedhje në rang të niveleve të dyta apo treta të administratës, por për grabitje qindra miliona eurosh që po iu bëhet shqiptarëve nga Rama dhe zarat e tij në qeverisje.

Si asnjëherë më parë, Komisioni i Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë jo vetëm që nuk ka qenë oponent ndaj vjedhjeve të Rilindësve, por ai ka bërë atë që nuk duhej, ka ligjëruar vjedhjet. E këtë e ka bërë Erion Brace, madje me servilizmin e shpifur të tij. Është përplasur me opozitarët duke bërë jo të “zgjedhurin”, por kamikazin politik, mjaft që projekt-vjedhjet e qeverisë të kalonin për të marrë votën e ushtarëve të tjerë në parlament.

Përgjegjësitë e Erion Braçes janë disa;

- Me votën si deputet, por dhe garancinë duke qenë në krye të Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe ka kaluar dhe noterizuar dhjetra kontrata korruptive, tashmë të denoncuara nga media dhe opozita në infrastrukturë si; rrugë, porte dhe aeroporte, energjetikë, shëndetësi, deri tek ndërtimi i kullave.

- Erion Brace ka qenë në mënyrë sistematike noteri i partisë, Ramës, Ahmetajt në Komision duke ju ka miratuar rritjen e taksave e cila rëndon në xhepat e varfra të shqiptarëve të cilët sot janë në pikën e hallit me një qeveri që iu tregon vetëm kërbaçin dhe asnjëherë kulaçin.

-Në Komisionin e Ekonomisë, Brace ka qenë garant i kalimit të projektbuxhetit të qeverisë i cili në asnjë vit nuk ka qenë i duhuri, i mjaftueshëm dhe fondet kanë kaluar në dorë korruptive të zyrtarëve dhe oligarkëve përmes projekteve qesharake ku ose nuk janë realizuar ose paratë e shqiptarëve janë groposur ne fantazma projekte!

- Asnjëherë ky noter i aferave korruptive të Ramës, nuk mbajti anën e qytetarëve në buxhetin që nuk ka planifikuar asnjë vit nga 2013-ta, ngritje pagash dhe pensionesh si dhe shpërblime. Erion Brace është mjaftuar t’i ketë vetë mirë punët, ndoshta është kujdesur të jetë pjesë e tepsisë për të qenë garant i vjedhjes më ligj të pronave dhe pasurive të qytetarëve shqiptarë! Si nuk e tha një fjalë?!

- Braçe në krye të Komisionit të Ekonomisë është kujdesur dhe të bëj presion institucioneve të pavarura, të artikuloj publikisht akuza politike ndaj tyre, të përplaset me drejtuesit e tyre në Komision, të përdor metodat e tij duke iu ulur buxhetin, apo dhe marifete të tjera për ti intimiduar, deri për tu kujdesur që në krye të institucioneve të shkonin atëherë kur e ka pasur mundësinë njerëzit e Edi Ramës!.

- Edhe si deputet Brace është akuzuar publikisht nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka ndarë me ndjekësit një mesazh të një qytetari dixhital që akuzon Erion Braçen se e kanë shndërruar Divjakën në strofull të trafiqeve, vrasjeve dhe korrupsionit.

Erion, t’i nuk je gjë tjetër veçse një noter i aferave korruptive të Ramës dhe përgjegjës sa ai, Ahmetaj&Co.

Modifikuar më Premte, 28 December 2018 19:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...