×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Balliu: Keqardhje që 74 deputetët e PS nuk gjejnë kohë të takojnë banorët e Astirit

Premte, 09 November 2018 14:33

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka thënë se PD do mbështesë banorët në protestën e tyre tek Unaza e Re kundër prishjes së banesave. I ftuar në rubrikën ’Opinion’ në News24, Balliu u shpreh se banorët jetojnë aty prej 20 vitesh, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre. Ai tha se policia arrestoi një grua shtatzënë.

“Ka disa ditë që banorët e Unazës së Re janë në protestë, pasi po u shkatërrojnë shtëpitë. Ata kanë 20 vite aty dhe paguajnë taksa dhe votojnë. Pra nuk mund të quhen ilegalë. Është për të ardhur keq se si këta ministra dhe 74 deputetë nuk gjejnë një minutë kohë për t’u përballur me banorët. Banorët kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre. Ata janë gati t’i shkojë  kauzës së tyre deri në fund. PD do i mbështesë banorët deri në fund. Mbështetja jonë konsiston në mbrojtën ndaj policisë, jo për të gjithë se shumica e policëve zbaton urdhrat. Një zonjë shtatzënë u arrestua me pretendimin se nuk kanë kërkuar leje për protestën, por kjo nuk është e drejtë. Rreth 10 persona u arrestuan në mënyrë të padrejtë. PD mbështet qytetarët në kauzën e drejtë”- tha deputeti i PD.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me thirrjet anti shqitpare dhe nacionaliste të grekëve në Bularat të Gjirokastrës, deputeti i PD i konsideroi si të turpshme dhe të patolerushme. Ai tha se Shqipëria është një vend i NATO-s.

“Ishte çdo gjë, por vetëm varrim nuk ishte. Unë pashë disa ekstremistë e terroristë që bënin thirrje për vrasjen e shqiptarëve. Të bëjnë kujdes se kanë të bëjnë më një vend anëtar të NATO-s dhe konventave ndërkombëtare. Ishte i turpshëm edhe reagimi i kryeministrit grek. Është e pa turpshme dhe e pa tolerueshme ajo që ndodhi në Bularat. Si u futën në Shqipëri ata persona grekë që ishin non grata? Këtu nuk ka shtet e qeveri, prandaj ndodhin ato që ndodhën”- tha Balliu.

Në lidhje me mos dekretimin e Sandër Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme, Balliu tha se: “Sandër Lleshi është  një kukull në dorën e Ramës dhe unë mendoj se Presidenti Meta nuk do dekretojë sërish, pavarësisht kërkesës së dytë të Ramës për dekretim”.

Modifikuar më Premte, 09 November 2018 19:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...