Lajmet e zeza nga Buxheti i hajdutërisë

Saturday, 17 November 2018 10:02

Nga Petrit Vasili

Buxheti i 2019 po "shëtit" nëpër komisionet parlamentare, po bën adetin apo qokën si prelud i vjedhjes gjigande të radhës. 

Shkollëpakësia ka ndërtuar një buxhet mediokër e shkatërrimtar si ditë e zezë për ekonominë e mijëra familjeve shqiptare, ndërsa hajdutëria ka ndërtuar një buxhet si ditë e bardhë për oligarkët bashkëklientë të pushtetit.

Asnjë element vizionar, asnjë shpresë për ulje të pabarazisë shoqërore, asnjë lajm i mirë për të varfërit, asnjë ndryshim në shëndetësi e arsim, asgjë për bujqësinë, taksa më të larta.

Ku është shëndetësia falas, premtimi më idiot por edhe më i poshtër e më shkatërrimtar i shkollëpaktit, që praktikisht po zhbën çdo ditë shëndetësinë kombëtare.

Por është shumë i qartë dhe vizionar ky buxhet në pagesat e koncensioneve, që mbushin xhepat e oligarkisë dhe qeverisë.

Një borxh kombëtar që vetëm rritet dhe në mënyrë kriminale fshihet e arrin mbi 72%.

Thellimi i varfërisë, që i dëbon shqiptarët nga atdheu i tyre.

100 milionë euro pagesa për koncensione.

40 milionë dollarë taksa më shumë.

1 e treta e të ardhurave grabitet në taksa që nuk prodhojnë shërbime.

Dhjetëra mijëra familjeve që u hiqet ndihma ekonomike dhe flaken në skamje.

Asnjë investim madhor i huaj apo në infrastrukture që rrit ekonominë por mbi të gjitha punësimin.

Asnjë shpresë për ulje të papunësisë.

Këto janë lajmet e zeza që vijnë nga një buxhet i përgatitur nga hajdutëria dhe shkollëpakësia të bëra bashkë.

Ky është buxheti që iu ofron shqiptarëve vetëm largimin nga vendi pasi ua kthen përditshmërinë atyre në një ferr mbijetese të pamundur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...