Shehu: Buxheti në shëndetësi, drejt niveleve Afrikano Qendrore

Saturday, 17 November 2018 10:19

“Buxheti 2019 në Shëndetësi-Buxheti i “vazhdimësisë” drejt niveleve tona Afrikano Qendrore.” Kështu e konsideron deputeti i PD, Tritan Shehu buxhetin e vitit të ardhshëm për shëndetesinë, të prezantuar nga qeveria. Për deputetin demokrat, materiali i paraqitur është krejt “shterpë”, dhe nuk bart asnjë koncept politik, financiar apo menaxherial, që të ngjallë ndonjë shprese për përmirësime.

"Ky material eshte krejt “shterpe”, nuk bart asnje koncept politik, financiar apo menaxherial, qe se paku te ngjalle ndonje shprese per permiresime.
Nivelet e financimit te sistemit ngelin me te ultat ne Europe me reth 2,1 % te GDP nga buxheti e reth 0,6% nga Kontributet, te dyja se bashku reth 130 E per capitas, nivel ky katastrofal, duke qendruar perseri te pagesat direkte te qytetareve ne mbi 50% te shpenzimeve, thellesisht anti sociale kjo.
Asnje fjale per konceptet menaxheriale spitalore, decentralizimin e tyre, financimet per ngritjen e cilesise mjekimit e objektivat per kete. 
Kujdesi paresor semplifikohet vetem me riparimet e disa qendrave shendetesore, pa u paraqitur asnje politike zhvilluese per ate.
Asgje konkrete per domosdoshmerine e rritjes se listes se rambursimit te barnave ne numer e vlere, ashtu si dhe per forcimin e sigurise medikamentoze.
Ne lidhje me maredheniet me sektorin jo publik dhe shfrytezimin per publikun e kapaciteteve ne rritje te tij, ka vetem ndonje deklarate te pa bazuar e pa te argumentuar, asgje te dobishme.
Ndersa per jetegjatesine e PPP, perfshi dhe te tilla si Checkup-i, behet kujdes per te vendosur shifra ne rritje te tyre, por krejtesisht te pa argumentuara.
Dhe ne fund desheroj te pyes autoret: po “Shendetesia falas” ku ka humbur dhe a e dine ata se ka dhe stomatologji?"

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...