Meta pret kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës

Saturday, 17 November 2018 10:55

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës, An?lu Farrugia, i cili ndodhet në Shqipëri për të marrë pjesë në Sesionin e Dytë të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen (IPTP). Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe shprehu kënaqësinë që, në vitin e kremtimit të 45-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, këto marrëdhënie janë dinamizuar shumë. Duke iu referuar dy vizitave zyrtare në Maltë në muajt mars dhe maj të këtij viti dhe vullnetit të përbashkët, Presidenti Meta, nënvizoi se është shumë optimist për të ardhmen e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në aspektin ekonomik e tregtar. Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e fortë që Malta dhe Parlamenti maltez i kanë dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe në rolin e parlamenteve për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, si në aspektin dypalësh ashtu edhe në kuadër të nismave rajonale Euromesdhetare.

Modifikuar më Saturday, 17 November 2018 17:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...